Një parti e djathtë antikomuniste …?!

 

Nga Nebil Çika

E nderuar znj. Mona Rusi !

Flm për sugjerimin dhe besimin tuaj !

Nuk jeni e para qe kërkoni qe ne te angazhohemi ne krijimin e nje partie te djathte ,madje ka ide edhe lëvizje konkrete për një gjë te tillë ne SHBA dhe Evrope, projekti i te cilës me është bërë i dituar edhe mua ne cilësinë e kryetarit te Shqotës Antikomuniste te te Përndjekurve Politike te Shqipërisë . Ka edhe një ide te ngjashme te propozuar nga dega jone e Shkodrës , si një plan B ne kushtet aktuale politike.

Sigurisht qe është një ide e mire dhe një kërkese e drejtë te cilën individualisht e vlerësoj shume .

Mirëpo un jam kryetari i zgjedhur i shoqatës dhe jam mandatuar e betuar te kryej ketë detyre qe ma kane ngarkuar me shume fisnikëri bashkëvuajtesit tanë . Shoqata ka një qellim, statut e program te cilët nuk përcaktohen e nuk vendosen nga un, por nga forumet e zgjedhura , Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia . Un jam zgjedhur qe te zbatoj programin qe është mbrojtja ne interesave te te përndjekurve politike dhe jam i detyruar te respektoj vendimmarrjen e forumet . Ma do mendja qe ne jemi e vetmja organizate politike ne vend qe bëjmë zgjedhje te lira e te rregullta.

Synimi im i shpallur publikisht ne Kuvend dhe ne media është transformimi nga një Shoqate e njerëzve ne nevoje siç ishim katandisur edhe për fajin tone, ne një organizatë politike , pasi ashtu jemi ne te vërtete. Ideali ynë ishte politik , përndjekka jone ishte politike , sakrificat tona ishin për arsye politike dhe zgjidhja e çështjes tone mund dhe do te jete vetëm politike.

Ne këto kushte kam përcaktuar si primare ne objektivat tona, përfaqësimin politik. Jam i bindur se vetëm vajzat dhe djemtë tanë ,ata qe ndajnë me ne te njëjtin ideal e sakrifice , qe ata apo familjet e tyre kane qene pjese e asaj pjese te shqiptareve qe vendosen te përballën me komunizmin, mund te na kuptojnë dhe te na përfarojnë politikisht . Sigurisht jemi te hapur për te bashkëpunuar e mbështetura çdo shqiptar tjetër qe nuk ka qenë pjesë e komunizmit dhe persekutimit tone mjafton qe ideali , bindja , formimi e integriteti i tij politik e moral te jene si tonat .

Sië mund ta dini, Shoqata jone është një organizate pluraliste dhe antikomunzmi është ideali qe na bashkon. Anëtaret tanë janë anëtarë e simpatizantë kryesisht te PD, dy Balleve , Legalitetit , Demokristianëve , Konservatoreve e te tjera parti politike ne Shqipëri . Vota jone për 28 vjet ka qene masive për PD-ne e cila ne masën me te madhe nuk e ka justifikuar besimin dhe mbështetjen tone veçanërisht kur ka qene ne pushtet .

Sipas statistikave të Sigurimit të Shtetit rreth 35% e shqiptarëve kane qene te përndjekur politike te te gjitha formave nga te pushkatuarit tek kulakët . Ne këto kushte ne përbejmë PD-se 75 % te strukturave politike dhe elektoratit te djathtë . Me pak fjale PD-se dhe te djathtës historike i duhen vetëm 25 për qind nga votat e shqiptareve qe nuk kane qene te përndjekur por as komunistë për te ardhur ne pushtet, Sot mbi 70 % e strukturave te PD-se ne baze janë dhe drejtohen nga te përndjekurit politike apo pinjollë te familjeve tona. Mbi 50 % e te zgjedhurve lokale ,kryetare e këshilltarë te pushtetit vendor janë te përndjekur politike dhe 12 deputete vijnë drejtpërdrejtë nga shtresa jone.

Me iniciativën time grupi i deputeteve te përndjekur politike është organizuar si lob po grupi ynë parlamentar brenda grupit te PD-se . Me vjen mirë ta them qe vajzat dhe djemtë tanë po përfaqësojnë me dinjitet jo vetëm ne por te gjithë opozitën duke bere dukshëm diferencën . Kemi kontakte e komunikime te përhershëm me ta dhe besoj qe ky organizim , i ndodhur për here të pare , po funksionon përtej parashikimeve te mija . I keni pare vete besoj përpjekjet e tyre ne Kuvend dhe jashtë tij ne mbrojtje te interesave tona. Besoj se arritje e madhe është përgatitja e një projekt ligji për dekomunistizimin qe ne në bashkëpunim me PD-në dhe CDU-ne Gjermane i cili se shpejti do te kaloje ne Kuvend . Theksoj se për here te pare ne ishim pjese e grupit te punës për përgatitjen këtij projekt ligji ( un personalisht) ndërkohë qe grupi drejtohej nga deputeti i përndjekur politik z. Enkelejd Alibeaj , i spikatur për përfaqësimin dinjitoz te shtresës sonë.

Një nga kushtet e bashkëpunimit qe ne i kemi vene PD-se është pikërisht përfaqësimi politik ne te njëjtën mase qe ne i japim asaj politikisht dhe elektoralisht. Handikapi i madh qe kane pasur te përndjekurit antikomuniste ne PD ka qene raporti i zhdrejte midis mbështetjes dhe përfaqësimit , bazës dhe drejtimit e përfaqësimit ne nivele te larta te saje si. Pikërisht ketë po përpiqemi te ndryshojmë . Sigurisht qe ne kemi problem e kundërshti edhe me linjën ideologjike e filozofike te manifestuar deri tani nga PD-ja , larg konceptit perëndimor te se djathtës ,por un jam i bindur se ne se marrim përfaqësimin e duhur politik kjo gjë mund te ndryshoje lehte.

Por edhe ne vete nuk kemi qene e nuk jemi pa probleme ! Ne këto 28 vite pluralizëm politike, duke shfrytëzuar kushtet e renda ekonomike ,sheqerore e politike te shtresës sonë, me ne është zbatuar ai qe un e quaj parimi i “kockës” , qe do te thotë se politika hidhte një kocke dhe shikonte nga tanët kush do te afrohej për ta lëpirë e merrnin dhe e caktonin si përfaqësuesin tone. Me pak fjale asnjëherë përafruesit tanë nuk i caktuam ne por te tjerët dhe shumica e tyre zgjodhën midis nesh dhe krerëve te partive politike këta te fundit . Shumica e tyre panë interesat e tyre dhe kur i flakin pasi i shtrydhin nuk e kane me përshajnë tone. Për ketë arsye dhe te tjera kur u zgjodha ne krye te Shqotës kam bere një premtim publik : Nuk do te pranoj asnjë post publik e politik Jam i bindur qe zgjidhja jone nuk mund te jete individualë ne ketë beteje mund te fitojmë ate qe na takon vetëm ne se shkojmë se bashku .

Ne komunikim me kreun e PD ,z. Basha i kam bere te qarat synimet e kushtet tona te cilat duhet thëne se ne parim ka qene dakord. Këta ua kam kërkuar ne takime te ndryshme edhe partnereve te huaj konservator te PD. Kam bindjen se për shume arsye ka një qasje tjetër personale ndaj te djathtës dhe shtresës sonë gjë qe pres ta verifikoj ne vendimet politike te tij . A ka shenja ndryshimi? Sigurisht qe po ! Ne mitingun e protestës te fundit qe PD –ja organizoi ne Tirane te përndjekurit politik u ftuan te flisnin te paret ne këtë tubim , gjë qe nuk kishte ndodhur kurrë me pare Edhe ne kuvendin e PD na u rezervua fjala ne mënyrë te veçante me një prej legjendave antikomuniste Uran Kostreci. Ne se e ndoqët me kujdes fjalimin e z. Basha ne Kuvend zhvendosja djathtas ishte e dukshme. Për here te pare një kryetar PD-je deklaron një gjë thelbësore:“Prona është e shenjte do t’ia kthejmë te zotit “, kapërcim i madh djathtas ky ,apo jo ?! Prona , zgjidhja e drejte e saje është nje nga kërkesat qe ja kemi bere ne drejtpërdrejtë. Dua te sqaroj se me pare kthimi i pronës tek i zoti nuk ka qene një objektiv i Shoqatës , e kemi shtuar prioritet si kryesor pasi është interes i madha i me shume se 95 % te njerëzve tanë .Por qe te jemi te sinqerte ,ne kemi vendosur te mos bëjmë me gabimet e 1992 , të besojmë symbyllur politiken qe votojmë. Ne sot besojmë por edhe dyshojmë . Ne presim prova te qarat nga PD-ja dhe lidershipi i saje te reflektojë për kushtet e kërkesat tona por edhe ne nuk duhet te rrime duarkryq.

Sot PD-ja është fituar një proces zgjedhor ne te gjithë bazën , gares  qe do te përcaktoje edhe drejtimin dhe përfaqësimin e ri politik te saje. Ne këtë situatë u bej thirrje te gjithë te përndjekurve politike antikomunistë te angazhohen ne ketë proces e te mbështesin njeri -tjetrin . Nga numri dhe cilësia i përfaqësimit tone sot ne PD ,do te mund te garantojmë përfaqësimin nesër ne politik e pushtet. Demokracia është pjesëmarrje , ne se nuk do te shkojmë ne e te zëmë qoshen qe na takon ne PD do ta zëre dikush tjetër . Besoj se kemi te drejtën morale e politike dhe veçanërisht burimet njerëzore te jemi ne krye te punëve ne PD dhe ketë duhet ta bëjmë me dinjitet ,se bashku e jo me parimin e deritanishëm te “kockës”. Kam fole për këtë edhe me z, Basha dhe kam mare garancinë se njerëzit tanë nuk do ti pengoje askush artificialisht ne garën e brendshme per drejtuesit dhe perfasuesit politik dhe elektoarl ne  PD.

Ne kushtet ku ndodhemi kjo me duket rruga me e mundshme për te arritur paqësimin e munguar politik te shtresës sonë  peoblemin ton madh politik  .

E nderuar znj. Rusi !

Te falënderoj pa mase për besimin duke me kërkuar mua te kem ne vemendje ndertimin e një alternative politike te djathte shqiptare . Un nuk besoj se një individ i vetëm e sidomos un,mund te ndërmarre  i vetem një hap kaq serioz e te rëndësishëm politik e historik . Nga jashtë duket e lehte . Kështu me dukej edhe mua para se te përballesha drejtpërdrejtë me problemin si kryetar i shoqates . Dilema ime me e madhe është ;sa jemi te gateshim ne te gjithë ta ndërmarrim një hap kaq te madh e kaq serioz . E kane provuar ne here ne 1996 me te Djathtën e Bashkuar , kur morën Bashkine e Shkodrës , klane e antikomuniztmit  shqiptar e qe dështoi për shkak te paqartësisë dhe orientimit te gabuar politike te liderëve te saje.

Fjalët ,sado te bukura e te goditura , nuk mjaftojnë , sidomos kuar ato vijanë nga jashtë realitetit shqiptar  . Te jetosh  këtu e te marrësh përgjegjësi ,përballe persekutorëve ne pushtet dhe bashkautorëve te tyre edhe ne radhët tona është tjetër gjë . Me beso se e kam provuar vete ketë . Po ju jam vetëm një shembull: Te gjithë te përndjekurit antikomunistë shprehen ne FB shume te indinjuar  e te revoltuar për zgjedhjen e ish ministrit te brendshëm komunist ,Gramoz Rucit ne krye te Kuvendit: Mirëpo kur ne thirrem një proteste ditën e zgjedhjes se tij , ne shesh dolën rreth 1000 prej nesh . Vetëm ne Tiranë jetojnë disa qindra mije te përndjekur por shume pak dolen te protestonin kund nje pesekutori tonin nga me te egerit . Për një iniciativë si kjo duhen edhe kushte te tjera , mbështetja financiare ne vecanti. Sa te gatshëm janë njerëzit tanë te pasuar ta bëjnë ketë?! Ta them un. Ne u kërkojmë mbështetje simbolike për aktivitet tona dhe askush nuk përgjigjet edhe pse shumica e tyre janë bere te pasuar se kane përfituar nga privatizimit apo te tjera lehtësira si te përndjekur politike. Ti e di, si dështuam me bustin e Havzi Neles vetëm për 10 mije euro financim .

Por kjo nuk do te thotë qe ne te dëshpërohemi e te bëhemi pesimist , Un solla përvojën time . Sido qe te vije puna ne nuk mund dhe nuk do te bëjmë sehir e kam thëne edhe here te tjera qe kemi gjithnjë një plan B.

Personalisht jam gati te mbështes çdo alternativë politike qe mbështet tek ideali e interesat tona, por siç thash ne fillim kam pranuar një detyre e kam bere një betim si kryetar i Shqotës Antikomuniste te te përndjekurve Politike te Shqipërisë qe ,me ndihmën e Zotit ,do ta respektoj e do përpiqem ti përfaqësoj me dinjitet , e do te perdor çdo mjet e mënyre  per ta realizuar kete ,deri ne fund te mandatit tim për idealet dhe te drejtat tona . Nuk gjej gjë me fisnike se sa te kesh fisnikeve e përvuajtur te këtij kombi e populli , te përndjekurve antikomunistë e sidomos te kesh besimin e tyre . Një privilegj dhe përgjegjësi pa fund ! Nuk ma do mendja qe personalisht , kam këllqe i vetem  për më shume ! Do te duhet shume me shume se nje person , shume me shume se disa vullnete politike personale , per te mare persiper nje mision te tille.

Respekt !