” NJË LIBËR QË LEXUESI SHQIPTAR DUHET TA LEXOJË “

Nga Mergim  Korça

Këtë thirrje lexuesit eventual e ndjej me shpirt se duhet t’ia bëj nga që ai, mbasi e ka marrë në duart’e tija librin, ësht’e qartë se ose e lexon hyrjen e pastaj … e vazhdon leximin përgjatë rrjedhës së tij ose, nga ana tjetër … pikërisht as që e di paraprakisht pa lé pastaj ta lexoxojë hyrjen mbasi ta ketë lexuar librin në fjalë ! Mirëpo unë e kam dëshirën që lexuesit potencial pikërisht ndjenjat që më ka shkaktuar leximi i “HYRJES” në fjalë t’ia transmetoj ashtu siç i kam ndjerë vetë ! Me pak fjalë dua t’ua kaloj brezave të ardhëshëm ndjenjat krejtësisht të pashfytyruara, ashtu siç i kemi ndjerë né që rasti na shtyu ta pijmë me fund atë gotë pothuajse gjysëmshe-kullore të diktaturës komuniste ! Ngula këmbë lidhur me këtë fakt nga që brezat bashkëkohës, (por me diferencë moshe si minimum dhjetëvjeçare me né, e vazhdo pastaj deri tek moshat tridhjet’e deri më dyzetvjeçare me né), propaganda ish komuniste i ka mbushur me fakte të shfytyruara … pa lé duke kapërxyer e duke lënë në harresë rrethana nga më themeloret që historía patjetër duhej t’i zinte në gojë !
Gjithashtu nuk kam se si mos ta vé në dukje faktin që të shkruarit e një libri për vëllan’e vet, auktorit të librit Lek Pervizit, jo që nuk i përbën mangësí për vetë trajtimin e çështjeve … përkundrazi ! Bilé që në fjalín’e parë të hyrjes së librit, vetë auktori e thekson pikërisht këtë veçorí e lidhur kjo me objektivitetin me të cilin trajtohet i gjithë materiali i rikujtuar ! Auktori p.sh.thekson që në faqen e parë të hyrjes së librit se : “… Në Shqipni tue fillue nga nëntori 1944 e deri në 1990 me ramjen e diktaturës u vendos një regjim gjakatar nga më të llahtarshmit … u kryen krime të randa kundër vetë popullit e kundër vetë vllazënve e motrave shqiptare … tue u lidhë me ideologjinë komuniste sllave, e huej dhe anmike, një ideologji që përhapej nga dy qendrat kryesore të komunnizmit n’Europë siç ishin Bashkimi Sovietik me Moskën dhe Jugosllavija me Belgradin …” ! Shumë bukur dhe me vënd, përgjatë hyrjes, auktori trajton në vazhdim se si i vëllai Valentini “… Ishte figura ma e spikatun e pafajsisë që u gjet papritun si qingji te burimi kur i doli para ujku gllabërues. Ndonse i shpëtoi vdekjes në ato rrethana të kobshme të dënimeve e mundimeve të pafund e krye, pasojat ia këputën jetën në çastin kur e fitoi atë liri për të cilën vuejti …” ! E me që kësisoji vazhdon edhe e gjithë Hyrja si edhe vetë teksti i librit, auktori Lek Pervizi me shumë të drejt’e ka titulluar librin e tij:

“ODISEJA E PAFAJËSÍSË”

ku lexuesi përgjatë leximit të faqeve të librit, me mëndjen e tij e bën krahasimin me vëllimin e shkruar nga Homeri por … me ndryshimin thelbësor se si Uliksi i tij mbeti i ndarë nga Penelopa për 20 vite radhazi, kurse djali i madh’i Previzëve u bashkua me të shoqen Gori mbas jo pak por 40 VITEVE ! E prandaj, si përfundim dua t’a përkthej pohimin aq kuptimplotë të Dantes madh që autori Lek Pervizi me plot të drejtë e përmënd se :
” . . . LIRINË JAM KAH KËRKOJ, Q’E KENA AQ TË VYEME (TË KËRKUEME), GJÂ T’CILLËN E DIN VEÇ N’JAJ QI PËR TÊ VUEJTI PËRGJATË JETËS TIJ ! “