Një foto me histori

Nga Kastriot Dervishi

Në këtë foto janë ish ministri i Jashtëm, ish deputeti dhe politikani Fuat Asllani (1897-1981) dhe gazetari Nebil Çika (1893-1944). Asllani u burgos nga komunistët në vitet 1951-1956 dhe për shumë vite ishte në përpunim nga organet e Sigurimit. Çika u vra në Tiranë nga komunistët. Numri 501 sipër kokës së Fuatit tregon regjistrimin fillestar në kategorizimin si “element armik”, së cilës i lidhej një dosje. Më vonë u çel dosja me numër 543. Çika nuk kish nevojë për dosje sepse me të kishin mbaruar punë. Inatin e vazhdonin me të shoqen.