Një ditë më parë mori detyrën e kreut të grupit të PD, Basha uron Alibeajn: Duhet shumë më shumë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Fieri i ka uruar suksese për detyrën e tij të re brenda PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit mori dje edhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rushajt. Lideri demokrat i uroi suksese pikërisht nga Fieri, Alibeajt, që është edhe qarku ku ai është deputet.

“E pra, që ndryshimi të jetë i vërtetë ne na duhet sërish sie vetmja shpresë e shqiptarëve të kthehemi në zërin e tyre dhe për këtë nuk mjafton Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. E me këtë rast dua t’i uroj punë të mbarë kryetarit të ri të grupit, zotit Enkelejd Alibeaj, duhet shumë më shumë.”, tha Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha vendosi në krye të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ndërsa nënkryetar është vendosur Agron Gjekmarkaj.