Një (disa) ambasadorë në oborrin e Shqipërisë.

Nga Albert Avduli

Ambasadori ì OSBE-së në Tiranë, Borshard, me qëndrimet , mimikën, gjestet e tij, përherë më ka krijuar idenë se më ngjasonte me dikë. E sa herë e shihja në rubrika lajmesh, niste stresi që të gjeja me cilin më shëmbëllente.
Mbrëmjen që bëri gjestin e gishtit duke treguar ” Zotin në qiell “, u kujtova. Ambasadori ishte sivëllai ì Jenkit të Konektikatit në oborrin e Mbretit Artur. Oh, ky zotnia, është mëndjembushur se zotëron profecinë e së ardhmes dhe si magjistar modern ndihet ì plotfuqishëm. Në fakt, ka dëshmuar se ka më shumë fuqi se amerikani ì Mark Tuein.
M’u kujtua shprehja e para disa muajve që drejtohej pikërisht, këtij diplomati të paturpshëm; Të keni turp !
Një artikulim profetik. Turp Borshard !
Ke rënë në oborrin e Shqipërisë dhe nuk je vetëm . . . Të tjerë, vërtiten si Zoti, në këtë hapësirë ballkanike të pa Zot.
Fantazia e mjeshtrit të penës Mark Tuein, duket zero nëse krahasoheni ju me amerikanin e mbretit të mesjetës.