NJË APOLLOGJI E ÇMENDUR E KRYEMINISTRIT QË E TURPËRON SHQIPËRINË.

Nga Sejdi Peka
Nuk mendoj se ka mbetur shqiptarë pa u çuditur me letrën e hapur që Edvin Rama i drejton Dr.Biberaj Drejtor i “Zërit të Amerikës”për Euro-Azinë, në përgjigje të shqetsimeve të tijë për gjëndjën në Shqipëri,në një fjalim me rastin e 110 vjetorit të gazetës Dielli, që ishte në të vërtetë edhe një shqetsim i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjëndjën kaotike në Shqipëri .Edvin Rama në vënd që të reflektonte në realitetin,u versul me një apollogji të rëndomtë me plot të pa verteta,në përpjekje të ndyshimit të kontekstit të fjalës së z. Biberaj.Që në fillim të letrës Edvin Rama hidhet në sulm duke akuzuar z. Biberaj se “askush deri më sot nuk ka sjellë asnjë provë për të mbështetur etiketimin e rëndë se jam i korruptuar”.Edvin Rama fund e krye i bishtnon dhe as që e përmend fare,raportin e DASH për vitin 2019 për Shqipërinë që do t’i paraqitet Kongresit Amerikan po citoj,”ku e identifikon Shqipërinë si vend tranzit kyq për prodhimin dhe shpërndarjën e narkotikve,një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në SHBA,Europë,Lindjën e mesme,Amerikën e Jugut etj.Si një vënd ku kryhet patrimi i madh i parave të pista.Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe i ushqyer në një mjedis në të cilin trafikantët e drogës në përgjithsi janë në gjëndje të veprojnë pa u ndëshkuar.DASH vë në dukje se reformat e drejtësisë janë deformuar nga korrupsioni i përhapur”.Edvin Rama dukshëm është bërë më autoritar dhe i korruptuar.Asnjë rrjesht në letrën e Kryeministrit për të ju përgjigjur Raportit të Deparatamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë që do t’i paraqitet Kongresit Amerikan.Edvin Rama,padrejtësisht dhe paturpësisht,kërcen si majmuni degë më degë,se gjoja ky nuk është i korruptuar,pa patur guximin që t’ referohet raportit në fjalë.Se Edvin Rama është i korruptuar me rrënjë e me degë,i lidhur me krimin e organizuar,kjo nuk ka asnjë dyshim.Eshtë sikur të bëhët fjalë për një njeri që është i zhytur në një oaz me fekale dhe të thuhet se është i pastër.Edvin Rama është Kryeministër i Shqipërisë dhe është kapobanda i korrupsionit galopant që ka kapluar Shqipërinë.E gjithë pasuria kombëtare po grabitet me mënyra të sofistifikuara nga qindra tendera të dhënë oligarkve dhe njerzve pranë qeverisë,me anën e PPP të famshme që po e fundosë përfundimisht ekonominë e Shqipërisë.Nuk e kupton askërkush se do të këtë fakt më të besueshëm se Raporti i DASH për korrupsionin e përhapur në të gjith qeverisjën e Shqipërisë dhe Edvin Rama i zhytur në këto fekale qenka i pastër.Nuk do të hyjë ne detaje për faktin se ku i mori të gjitha ato para për ndërtimin e Sarajeve të Surrelit “Kryeministri i varfër”që vetëm para disa kohësh pati deklaruar se “kishte një pasuri prej 2000 Euro dhe krevatat i varte në drraën e krevatit”.Me paturpësinë më të madhe shkruan se mediat i ka konsideruar “si kazan” se nu ka gjetur fjalë më të pështatshme në gjuhën shqipe,se këto ishin “ mesazhe dashurie”.Kazani identifikohet në fjalorin e gjuhës shqipe një mjet ku hidhen mbeturinat,”kazani I mbeturinave”.Po etiketimet e tjera për mediat si “kadrinj,derrhane etj.”a mos vallë janë mesazhe dashurie të Kryeministrit.Edvin Rama nuk ka guximin t’i përgjigjet shqetsimeve të z.Biberaj se në Shqipëri 1\3 e popullsisë jeton në varfëri ekstreme me vetëm një dollar në ditë dhe se pas të gjitha sondazheve lart më shumë se 62% të shqiptarve dëshërojnë të largohen nga Shqipëria.Fakti është se atë që nuk mundën t’a realizojnë armiqt më të egër të shqiptarve si Çubrollovici,Gjergjevici,Akademia e Shkecave të Sërbisë me dhjetra anti shqiptarë në dekada,për spastrimin etnik të shqiptarve ,po e realizon Edvin Rama duke e zbrazur Shqipërinë.I sëmuri psiqik i “Rilindjës”tash me ardhjën e pranverës po i evolon edhe sëmundja psiqike.Nuk ka si të jetë ndryshe,kur me apollogjine e një njeriu të luajtur nga fiqiri mendon se mundet të hedhë hi syve edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjëndjën aktuale në Shqipëri.Ishte një paqavure që e bëri me turp Shqipërinë kjo letra e hapur e kryeministrit të lojtur nga fiqiri.Shqipëria duhet që t’i kërkojë ndihmë Amerikës për gjëndjën e mjerë ku është Shqipëria.Nuk është e mundur që një shtet monist ku e ka katandisur vëndin Edvin Rama mundet që të bëjë reformë në drejtësi.Qëllimi i tijë mediokër është që të vendosë në organet e drejtësisë njerzit e tijë,që në një të arthme të afërt t’a mbrojë nga drejtësia e popullit.Shqipëria sot është një anarki ,ku nuk ka Gjykatë të Lartë,Gjykatë Kushtetuese etj.Është një shtet monist dictatorial,fatkeqësi e popullit shqiptarë.Por edhe në vrimën e miut do të gjëndet,Edvin Rama e ka parë Lion Ileskun ish Presidentin e Rumanisë që do të gjykohet në moshën 89 vjecare për krime kundër njerzimit të popullit rumun dhe i ka mbushur poturet.Ndërmjet qindra akuzave të tjera për krime kundër njerzimit,Edvin Rama do të përgjigjet edhe për përdorimin e gazit helmues kundër banorve të Bregut të Lumit,kur policia me urdhër të tijë hodhi gaz helmues kundër foshnjave dhe njerzve të pambrojtur brënda në shtëpitë e tyre,kur njerzit ishin në gjumë.Do të përgjigjet për qindra shtëpi të shkatërruara në kundërshtim me ligjin dhe shkatërrimin e pasurisë të qytetarve me kokfortësinë e një bolsheviku të pa ndreqshëm,do të përgjigjet për gazin helmues kundër protestave paqsore të opozitës,do të përgjigjet për hajdutërinë në grup për vjedhjën e pasurisë kombëtare,për Shqipërinë e katandisur si një nga vëndet më të varfëra të Afrikës.