Një akt “kamikaz” i Bashës ?!

Nga Nebil Çika *

Qëndrimi ndaj pronarëve legjitime dhe të përndjekurit politikë antikomuniste ,që në shumicë janë e njëjta shtresë , reflektojnë qartësisht diferencat ideologjike midis tyre në marrëveshjen e koalicionit PD – LSI .
Të dy këto “kauza” të përcaktuara si pika thelbësore e risi në programin elektoral të PD dhe të premtuara publikisht nga Basha nuk janë pjesë e13 prioriteteve të përcaktuara në marrëveshjen e koalicionit të projekt-qeverisë së pas 25 prillit 2021 .
Nuk e di si i ka bere llogaritë z. Basha por “sakrifikimi” i interesave të të përndjekurve politikë antikomunistë dhe pronarëve legjitime ( baza elektorale e PD), për interesa pragmatiste të koalicionit me LSI, vetëm pak ditë pas shpalljes me bujë të tyre ,mund të rezultojë një akt “kamikaz”, me kosto elektorale , fatale, për PD .
Fakti që këto dy kategori me rëndësi elektorale jetike për PD janë lenë jashtë prioriteteve kryesore të qeverise së projektuar nga PD dhe LSI , edhe pse janë ne program elektoral te PD zbeh seriozitetin e atij programi te prezantuar me aq buje e entuziazëm nga z, Basha .
Këtë rrisk politik e elektoral te PD e thekson edhe me shume fakti qe ne prioritetet e qeverisë se koalicionit PD –LSI është përcaktuar kthimi i pronave vetëm për institucionet fetare duke përjashtuar qytetarët e thjeshte pronarë legjitime. Ky është një akt i pabarazisë para ligjit pasi prona është e shenjte dhe me vlere te njëjtë për te gjithë.. Antikomunizmi dhe qendrimi ndaj pronës janë  shenjat qe e parcaktojne ideologjine e dajtahte apo te qendres se djathte . Nuk dua te besoj që LSI  është imponuar kaq fort ideologjikisht sa ka detyrur PD te heq dore nga  kjo pjese e progarmit te saje me rezik te madh elektoral e politik per të , ne progarmin e qeverise se perbashkert qe kane palnifikur pas zgjedhjeve te 25 prilit. Mendoj që PD duhet të kujdeset e te ketë prioritet, se pari, fitoren e zgjedhjeve e pastaj qeverinë gjë që e ka te vështire ta bejë duke sakrifikuar bazën e sajë elektorale ,të perndjekurit antikomunistë dhe pronarët  legjitimë. Vras mendjen : Si do ti motivojë tani këto dy kategori ,qe perbejne me shume së 35 % të votuesve të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë PD ?!
(S)a mund te merret seriozisht një premtim që është në program te partisë (PD) por nuk është në program te qeverisë së sajë  me LSI ?!

* Kryetar i Shqotës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë