Nisin punimet për tunelin e Llogarasë, Rama e Balluku të pranishëm në kantier

Kanë nisur ditën e sotme punimet për tunelin e Llogarasë. Të pranishëm në kantierin e ri janë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Kanë nisur ditën e sotme punimet për tunelin e Llogarasë. Të pranishëm në kantierin e ri janë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

 

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se ky tunel ka qenë një ëndërr në sirtar për të gjitha qeveritë ndërsa shtoi se beson se 33 muaj do të nevojiten për dorëzimin e projektit.

“Ne ia dolëm të kapërcenim shumë pengesa dhe vështirësi, pandemia na vonoi por nuk mundi të na ndalte,” tha ministrja.

Hyrja e tunelit do të jetë rreth 500 metra ndërsa koha do të shkurtohet nga 7 deri në 10 minuta.