Ngrihet Komisioni për Organizimin e referendumit të 18 dhjetorit,oraret dhe vendet ku do të bëhet votimi

Më 18 dhjetor, ditën që zyrtarisht Partia Demokratike ka thirrur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizojnë referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Votimi për shkarkimin e Bashës do të nisë nesër nga ora 08.00 e mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 17.00.

Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me qëllim organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit. Kryetare e këtij Komisioni është caktuar Albana Vokshi dhe anëtarë janë Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.

Ky Komision, siç njoftohet, ka përgjegjësi të organizojë, mbikqyrë dhe të drejtojë procesin e referendumit deri në nxjerrjen dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.