Nesër në Dibër -Berisha njofton “foltoren” e rradhës …

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ku do të jetë “foltorja” e rradhës. Në njftimin e tij të shpërndarë në rrjetin social “facebook”, Berisha bën me dije se ditën e nesërme në orën 17:00 do takohej me simpatizantët demokratë të qytetit të Peshkopisë.

Ndërsa nuk dihet se cilët deputetë demokratë do e shoqërojnë gjatë këtij takimi. Pritet të shihet nëse do të jetë i pranishëm edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu i cili ka drejtuar fushatën elektorale të PD në qarkun e Dibrës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.