Nesër Kuvendi Kombëtar, Basha mbledh në PD kryesinë e partisë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme do të zhvillojë një mbledhje të kryesisë së partisë në selinë blu.
Kjo lëvizje e Bashës vjen një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga delegatët e kuvendit. Mësohet se mbledhja e kryesisë së PD do të mbahet në orën 18:00.
Mësohet se rendi i ditës në Kryesinë e PD-së pritet të jenë udhëzimet për mbarëvajtjen e Kuvendit Kombëtar që do mbahet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.