Nëndetësja bërthamore në flakë, vdesin 14 marinarë rus

Nëndetësja bërthamore ruse “Losharik” është përfshirë nga flakët me ç’rast humbën jetën 14 marinarë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila njoftoi se “14 persona, punonjës të marinës ruse kanë vdekur pas rënies së një zjarri të madh në bord”.
Incidenti ndodhi në nëndetësen bërthamore të AS-12 të quajtur Losharik, pjesë e marinës ruse e cila është projektuar që në vitin 2003 për kërkime, shpëtim dhe operacione të posaçme ushtarake.
Ky është incidenti i dytë më i madh dhe më i rëndë në Rusi në fushën e mbrojtjes. Në vitin 2008 si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit vdiqën 20 vetë dhe u plagosën 21 të tjerë.