Nëna e Besnik Cekës: Gramoz Ruçi dikur do e lajë gjakun e 4 dëshmorëve të 2 Prillit

 

 

Mbetet një nga momentet më të vështira për ta në 28 vite, ku çdo 2 Prill vendosin kurora me lule dhe ju bashkohen ceremonive përkujtimore në nderim të bijve të tyre, që dhanë jetën për demokracinë.

Por bashkë me dhimbjen me ta bashkëjeton edhe zhgënjimi që në 28 vjet, kjo ngjarje nuk u zbardh asnjëhere dhe fajtorët nuk shkuan përpara drejtësisë.

Dosja 2 Prilli fle ende në arkivat e një drejtësie që do të duhej të thonte fjalën e saj, por megjithatë familjarët e Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes e dijnë shkaktarin e kësaj tragjedie, që sipas tyre sot është në një prej majave të politikes, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.

Megjithatë familjarët e Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes e dijnë shkaktarin e kësaj tragjedie, ndërsa drejtojnë edhe gishtin për atë që e akuzojnë si urdhërues.

Maja Ceka, nena e Besnik Cekes: Ne duam drejtësi. Drejtësia në Shqipëri as nuk është vënë as nuk do të vihet. Ne duam urdhërdhënësin. Dihet kush i dha urdhër që të nxirren nga reparti ushtarak, tanket. Dihet kush është autori i vrasjes, Gramoz Ruçi si ministër i Brendshëm në atë kohë. Edi Rama nuk e përmend një herë 2 Prillin. Ata nuk kanë qenë zogj pëllumbash por fëmijë nënash. Gramoz Ruçi të mos dalë më në parlament. Një autor vrasjesh të drejtojë parlamentin e dalë nga populli nuk është e drejtë. Ai është autor i vrasjes së 4 djemve tanë, dhe 70 të plagosur. Ai dikur do e lajë atë gjak, se gjaku nuk humb por vlon.”

Një apel i përsëritur çdo vit, por i rënë në vesh të shurdhët, që ka shtuar edhe më shumë zhgënjimin, pasi as partia demokratike kur ishte në pushtet nuk e zbardhi ngjarjen.

Homazhet i kryejnë duke kujtuar bijtë e tyre, por bashke me ditën e zezë që perjetuan 28 vjet më pare, ende edhe sot plagët i kanë të pashëruara.