Nebil Çika: Të frenojmë zyrtarët e shtetit me bindje komuniste .Yuri Kim gaboi me 29 Nëntorin 

 

Nebil Çika, ish-kreu i Shoqatës anti-Komuniste, ka qenë i ftuar këtë të enjte në studion e Fax News për të folur për projektligjin e ‘Dekomunistizimit’ të Shqipërisë.

Nebil Çika ka deklaruar se ky projektligj që po përgatitet nga PD është shumë i nevojshëm për të frenuar zyrtarët që kanë bindje komuniste t’i reflektojnë ato bindje në aktivitetin e tyre të përditshëm.

“Çdo vit në nëtor ka shpërthim të enverizmit. Ka përfshirje të figurave, sivjet ishte një debutet. Kishim dhe një shfaqje në teatër, një vepër terroriste. Në një kontakt që pata me z.Basha dhe Alibeaj me thanë se po shikohet mundësia për ta zgjeruar këtë projektligj. Është koncept shumë i gabuar. Nuk është nostalgji por është bindje kur këmbëngul. Një njeri i bindur me komunizmin e relfekton ate në veprimtarinë e perditshme. Nëse ke në komision një njeri me bindje komuniste, atëherë rrezikohet jeta jonë. Nuk bëhet fjalë për nostalgji, por këta kanë mentalitet komunisti dhe e shfaqin përditë. Ne kujtohemi për ta kur nxjerrin portretin. Çdo ditë e shqfaqin anën komuniste. Prandaj është i domosdoshëm ky ligj që është bërë me kohë në vendet e tjera që është më i ashpër. Shqipëria është i vetmi vend në Europën lindore që deri në vitet 90 ishte një vend stalinist. Si parlament, si qeveri janë të detyruar“, tha ai.

Më tej, Nebil Çika ka folur dhe për urimin që bëri në datë 29 nëntor Ambasada amerikane në Shqipëri. Ai tha se shpreson që të jetë një gabim dhe të mos përsëritet më, pasi datën 29 nëntor nuk e njeh gjysma e popullit shqiptar.

“Kemi 12 mijë njerëz të zhdukur nëë mënyra të ndryshme. Në vend që të investohet shteti për dënimin e krimeve të komunizmit, bën glorifikimin e tyre. Është deformuar historia e Shqipërisë. Fëmijët kur shohin këto filma mendojnë se kanë ndodhur vërtetë. Një njeri që flet në rrugë për Enverin s’ke cfarë i bën, por një zyrtar publik që ndikon te njerëzit duhet të frenohet. Një nismë e tillë është shumë e rëndësishme. Ambasada amerikane uroi 29 nëntorin, por duhet bërë kujdes, sepse gjysma e popullit nuk e njeh këtë datë. Një ambasador duhet të tregohet e kujdesshme. Mendoj se mund të ketë qenë e keqinformuar. Shpresoj se është një gabim që të mos përsëritet. Mbase se ka bërë vetë ajo, por stafi. Ka qenë apo jo me qëllim duhet parë. Është gabim që nuk ka ndodhur më para”, deklaroi ai.