“Ne themi ul TVSH, Rama do të blejë satelitë“, Basha: Borxhi, nga xhepat e klientëve, te parajsat fiskale

Kreu i PD Lulzim Basha teksa ka folur për Eurobondin prej 700 milionë eurosh që do të merret për të përballuar krizën energjetike, tha se qeveria ka marrë boxhin më të lartë në histori por kjo sipas tij nuk është përkthyer në rritje ekonomike. Këtu Basha akuzoi se nga këto borxhe kanë përfituar “Rama dhe klientët e tij” të cilët sipas tij i çojnë në parajsa fiskale. Basha tha se ndërkohë që PD propozon ulje të TVSH, Rama do të blejë satelitë.

“Ne themi ulni tvsh ky thotë do blej satelitë. Me PP dhe koncesionet jo vetëm që ska asnjë përfitim për publikun por është publiku që e paguan dyfish. Borxhin përsëri do e paguajnë qytetarët. Ju jo plan që skeni por po e asfiksoni atë pak ekonomi që keni. Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit jo plan që skeni por po e asfiksoni taë pak ekonomi që keni, keni marrë borxh më shumë se qeveri tjetër dhe skeni qenë të aftë ta përktheni në rritje ekonomi por përfitim për veten tuaj dhe klientët tuaj që i çojnë këto para në parajsa fiskale”, tha Basha.

Ky borxh sipas Bashës merret për të larë borxh. Sipas tij punësimet elektorale u kushtojnë qytetarëve 117 milionë euro më shumë për pagat e patronazhistëve.

“Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju po e asfiksoni ekonominë. Sepse edhe pse keni marrë më shumë borxh se çdo qeveri tjetër nga ‘91 e këtej, nuk keni qenë të aftë ta ktheni këtë borxh në rritje ekonomike të ndjeshme për familjet shqiptare, por vetëm në përfitim për klientët tuaj që i çojnë paratë e shqiptarëve nëpër parajsa fiskale. Dhe sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik.

Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret “për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore”, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart e konsumatorëve shqiptarë janë shumë