NË DITËT E KUJTESËS, NE QË RIKTHYEM QELBËSIRAT

Kanë kaluar 30 vjet që kur u rrëzua shtatorja e diktatorit, por ende nuk është bërë ndonjë analizë e thellë se si ndodhi që bijtë e kriminelëve të komunizmit të rikthejnë diktaturën në formën më të ndyrë të saj.
Në të vërtetë sundimi i gjatë e kishte kalbur regjimin komunist dhe po të konsultohemi me dokumentet e Sigurimit të Shtetit të viteve 1988-1990, do të vrejmë se kishte shqetësim të madh tek regjimi për urrejtjen e madhe në popull jo vetëm kundër regjimit, por kundër komunistëve në veçanti. Ata shiheshin si fytyrat më të urryera gjë që e bëri Ramiz Alinë të merrte masa urgjente. Alia ishte i bindur se me komunistët nuk e mbante dot kurrë pushtetin, madje në mbledhje i fyente hapur si injorantë. Ai ndërroi padron dhe gjeti tek gangsterët e Uashingtonit tutorët më të mirë.
Alia u përqëndrua në tre drejtime: mbështeti bijtë e pakënaqur të nomenklaturës komuniste për të zëvëndësuar baballarët e sklerotizuar dhe këta i afroi me ish të persekutuarë të “rehabilituar”, bijtë e të cilëve i dërgoi në shkolla. Nga ana tjetër, shtoi shtypjen mbi masën e madhe të grupeve të tëra të shoqërisë që deri atrëherë i kishte goditur pa mëshirë.
Ngjarjet e vitit 1991 do të çudisnin edhe njohësin më të mirë të diktaturës komuniste: Si kishte mundësi që bij të familjeve të persekutuara, ish bejlerë, agallarë, borgjezë e intelektualë të dënuar qënkëshin studentë, madje disa prej tyre ishin në takim me Alinë?!
Alia po jepte mesazhin se diktatura nuk kishte qënë aq e keqe sa dukej, madje nuk u kishte shkelur të drejtat një pjese të madhe të shqiptarëve. Donin shembuj të huajt?! Ja: birin e një nazisti regjimi e kishte bërë arkeolog, bij ballistësh të pushkatur i kishte bërë mësues, birin e një të burgosuri nga Shkodra e kishte bërë student, madje Alia i drejtohej me emrin e dajës. Në një kohë kur në tërë vendin Lufta e klasave bënte kërdinë, lakejtë e Ramiz Alisë i terrorizonin, shpifnin për ta dhe i denigronin.
Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, u shfrytëzua nga gjithëfarë sharlatanësh për të na mbushur mendjen se ishin ata që e rrëzuan, kur dihet mirëfilli se Ramiz Alia e hoqi për të shuar urrejtjen popullore.
Marrja e pushtetit nga PD solli në skenë falangat e bijve, që s’kishin asnjë ideal dhe u sulën për kocka. Deputetë nga familjet famëkeqe të nomenklaturës dhe shumë ish të persekutuar të bërë deputetë ishin një konglomerat pa pikën e ngjyrës, pa asnjë koncept për shtetin e së drejtës dhe lirinë. Të parët vodhën pasurinë kombëtare, ndërsa të dytët u bënin freski për të mbajtur një karrike deputeti që u dukej se u sillte nder. Shumë sharlatanë nga radhët e të persekutuarëve u bënë zyrtarë të lartë, u korruptuan deri në palcë dhe më pas i flakën si leckë. Këta u bënë aleatë me qelbësirat që i kishin rrahur dhe poshtëruar. Ne heshtëm kur këta na rrezikonin edhe kokën.
Një grup ish të burgosurish me ndonjë vulë në xhep shpërndanin vërtetime persekucioni, ndërsa Sigurimi asgjesonte dosjet e të persekutuarëve të vërtetë.
Privartizimi i pasurisë kombëtare u bë nga banditë të Sigurimit, madje emra hotelesh do të ishte më mirë tu viheshn pseudonimet e pronarëve të rinj.
Ishte populli liridashës që e mbajti pesë vjet qeverinë e PD, ndërsa kategoritë që u përmendën më sipër, të manipuluara nga Sigurimi dhe komunistët, i vunë zjarrin Shqipërisë. Shumë të persekutuar mbajnë vulën e turpit mu në ballë për aleancën e tyre tregishtore me kriminelët komuniste që dogjën Shqipërinë. Këta tutkunë që Shqipëria i nxori nga burgu, bënë kauzë të përbashkët dhe dogjën vendin, a thua se Shqipëria ishte pronë e Sali Berishës, Aleksandër Meksit apo Pjetër Arbnorit.
Rikthimi në pushtet i kriminelëve në 1997 dhe sidomos i bandes Rama-Veliaj më 2013 ka instaluar përfundimisht regjimin e MAFIES duke i përcarë shqiptarët në “NE” dhe “ATA”. Zhelet e dala nga PD po bëjnë aleancë të hapur me MAFIEN e kriminelëve Rama-Veliaj për të mbajtur peng Shqipërinë. Dhe ca tutkune na bejne thirrje te mbeshtesim zhelet e dala boje.
Fajtorë për këtë gjendja jemi edhe ne që heshtëm për vite me radhë, kur qelbësirat dhunonin njerëzit e ndershëm. Ne mbyllëm sytë kur institucionet shkencore janë mbushur me fundërrina të soc-realizmit, ne heshtim kur palacua i përsekutuar ngrihet nga shtrati dhe voton për kriminelët që dhunojnë mijëra të persekutuar të tjerë. Ne heshtim kur gazëtori i persekutuar i socrealizmit leh për kriminelët. Ne heshtim kur bija e një gaztori të persekutuar flak gjyqtarët e prokurorët pa ju dridhur fare dora.
Shumë komunistë të ndershëm kanë mbetur si peshku pa ujë se aleanca e qelbësirave nuk ka më nevojë për ta. Ata nuk gjetën forcën të denonconin Luftën e klasave, që po bën kërdinë. Të gjithë ne heshtëm dhe po heshtim përpara palacollëqeve të Aleancës së qelbësirave që po thellon pëcarjen brenda shqiptare, në përmasa katastrofale.
Sot, bij kriminelësh marrin pjesë në ditët e kujtesës, pa ju skuqur faqja për bëmat e baballarëve të tyre.
Më sharlatanët janë ish të persekutuarët me shkollë, të cilët do duhet tu nxihet faqja nga bashkëpunimi i tyre me kriminelët enveristë të “rilindjes”.
Ne të tjerët duhet të na vijë turp që na kanë vënë përpara fundërrinat e Shqipërisë dhe një grusht tradhëtarësh nga radhët e “ish të persekutuarëve”.
Këtyre maskarenjve u duhet treguar vendi, për të shpëtuar Shqipërinë.