“Në anën tjetër- tregime Uberi”.“Një libër i ri nga Muç Xhepa,

Nga Visar Zhiti

Përsëri një libër i ri nga miku ynë Muç Xhepa,
“Në anën tjetër- tregime Uberi”.
Cila është ana tjetër, ajo e Atdheut, me kujtimet nga qyteti i lindjes së tij, Elbasani, apo kjo ku jeton dhe punon tani me shtëpinë në Washington?
Apo ana tjetër është ajo e ngjarjeve që tregon, ja ashtu me shpejtesinë e makinës se tij, që e përdor dhe në sherbimet “Uber”, ku zbulon të zakonshmen dhe të pazakonshmen, që i përshfaqet, por që si asosacion idesh i nëpërmendin ngjarje te tjera larg në Atdhe, drama që të përndjekin vazhdimisht.
Ana tjetër dihet që ka dhe anën tjetër dhe në mes është koha, që rrjedh si lumë, sipas filozofëve antikê. Jo, më shumë koha për Muç Xhepën i ngjan rrugës, ku “Uberi” i tij shkon nëpër natë dhe ashtu si dritat digjen dhe ndjesi të larmishme, ndodhì dhe biseda dhe s’dihet tjetër çfarë, se bota është plot me absurd. që teksa nget veturën, sytë i ndeshin në pasqyrën brenda me sytë e njeriut të panjohur, që do ta çojë diku, por dhe ai e çon diku, në një vegim të harruar, në një obsesion ngacmues, aq sa duket se po udhëtojmë me “Uberin” ankthërues të kujtesës. Bota ka pësur një transformim të çuditshëm, persekutoret e dikurshëm te Lindjes apo bijte e atyre që ishin kunder kapitalizmit, tani jane bërë vetë kapitalista hibridë, kanë ikur dhe në Perëndim, por me ca nostalgji per sistemin që lanë dhe i kënaqin trazirat e tanishme, në mos dhe i nxisin, etj, etj.
Se po të marrësh “Uberi”-n metaforik të Muç Xhepës, ke për të dëgjuar nga bisedat për ditet tona këndej dhe andej. Diçka tjetër do të mendosh. Në mes është shpresa për më mirë…
i