Ndryshon drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ne PD .Ikën Bogdani,vjen Kashahu

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
“Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa” shprehet Basha.

Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Basha ka emëruar Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Kashau ka shërbyer si sekretar i Përgjithshëm I Ministrisë se Integrimit nga viti 2005 gjatë drejtimit te kësaj ministrie nga Arenca Trashani . Ai dha dorëheqjen pas përplasjes me Mjainda Bregun kur kjo e fundit mori drejtimin e kësaj ministrie duke u tërhequr nga administrata dhe aktiviteti politike për tu rikthyer sot ne postin e rëndësishëm te shefit te marrëdhënieve me jashtë ne PD .