Ndryshimet kushtetuese- Rama Zbyth Soreca-n : Sa të jem unë, jo dialog me opozitën në anglisht!

 

Pas propozimeve të PD për amendamentet në ndryshimet kushtetuese, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh i gatshëm për ekspertizë evropiane për dialog mes opozitës dhe mazhorancës nëse një gje e tillë do ti kërkohet.

rama basha

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Soreca inkurajoi të dyja palët që të ulen në tryezë dhe të dialogojnë për çështjet që shtrohen për diskutim.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama është dakord për diskutime mes opozitës dhe mazhorancës, por jo me prezencë të ndërkombëtarëve.

Kreu i qeverisë u shpreh i prerë, se përsa kohë ai do të jetë në krye të qeverisë dhe të PS nuk do të ketë dialog me opozitën në anglisht.

Soreca: Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin mes partive politike këtë e kemi bërë në shumë pjesë të raporteve. E kemi mirëpriture rikthimin e opozitës në kuvend. Kuvendi është vendi ku dialogu mes partive duhet të ndodhë.

Kështu që ne inkurajojmë të dyja palët që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë ato tema që vihen për diskutim. Kështu funksionin demokracia.

Nëse ne do të na kërkohet për asistencë ne të shikojmë nëse kjo është e mundur dhe do të jemi të gatshëm për të ndihmuar të gjithë spektrin politike, siç kemi bërë ngaherë.

Rama: Kushtetuta kështu siç është nuk ka asnjë problem që të justifikojë problemet që krijohen nga mos respektimi i saj.

Së dyti, vetëm biblën dhe kuranin nuk mund ta ndryshojmë, çdo gjë mund të ndryshohet përfshirë edhe kushtetutën sepse nuk është e shkruar në gurë.

Një reformë e thellë për të ndryshuar arkitekturën konstitucionale të shtetit mund të ketë vend për diskutim, por është një ndërmarrje që kërkon angazhim të një natyre tjetër dhe kërkon shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe them se gjithmonë ka mundësi për të bërë ndryshim. Nevoja për ndryshim dhe dyshimi mbi çfarë ke rreth e rrotull apo çfarë ka janë shtysa për të shkuar përpara.

Nuk është në vizionin apo qëllimet tona që ti hyjmë këtij ndryshimi sepse nuk na duket se është një domosdoshmëri e kohës sot. Nëse të tjerët kanë ide të kësaj natyre janë të mirëseardhur ti diskutojmë. Pastaj biem apo jo dakord është tjetër gjë.

Një gjë do them në fund, në këtë vend sa të jem unë këtu, dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do bëhet më.

Nuk kemi asnjë arsye që ti vëmë në pozitë miqtë dhe partnerët tanë. Ne nuk kemi pse flasim anglisht me njëri-tjetri, kemi gjuhën tonë, këta i kanë përkthyesit. Janë të pazëvendësueshëm në proces sepse interesin strategjik e kanë këta. Kanë një dije shumë më të madhe se tonën që mund të na i transferojnë, kur na duhen ata janë këtu. Por dislogjie më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë por pa praninë time dhe pa PS përsa kohë PS do drejtojë vendin dhe unë do jem kryeministër.