Ndriçoni me veprën tuaj Vilson&Genc

Bujar Vreto, Kryetari i PD Librazhd
Qytetaret e Librazhdit i nderojne martiret..
Hipokrizia dhe ligesia rilindase i rivret ata, me poshtërsinë, ligësinë dhe mentalitetin e tyre prej tutori si etërit, i rivret ata me retorikat boshe duke treguar qartësisht se nuk janë penduar dhe as ndjesë nuk kërkojnë.
Kaluan plot 44 vjet që regjimi kriminal i cili themelet e tij i kishte ndërtuar me gjakun e të pafajshmëve, pushkatoi dy djem në lulen e rinise, dy poetë në kulmin e veprimtarisë, dy liridashes që kurrë nuk u tundën nga kauza për të cilën thurën vargje me aq pasion e vlerë të mencurisë.
Regjimi, brutal i dhunshëm dhe nënshtrues ngriti akuza, rekrutoi spiunē, aktivizoi komunistë e sigurimsa për të realizuar krime monstruoze në emër të diktaturës së proletariatit. Të uriturit e barktharët pasi rrëmbyen pronën, shembën objektet e kultit por duhet të avanconin me pushkatime dhe tani radhën e kishin poetët, jo vetëm për idetë, vlerat, dyert e mëdha, jo vetëm për vargjet, mencurinë, punën por për të nënshtruar pjesën tjetër të familjes, bashkëzonasve dhe gjithë popullit.
Sa e tmershme kur plumbat zbrazeshin ne trupin e Vilsonit dhe Gencit, sa e tmershme kur komunistët duartrokisnin se po vrasim dy armiq, dy njerëz që na prishin rehatinë, dy njerëz që nuk pranojnë regjimin dhe poshtërsinë e miopëve që sduan lirinë.
Poetët, vlerat e lirisë që ëndra e tyre u ndërpre me pahir dhe vepra e tyre u la në mes, jo nga zoti por dora e gjakatarëve sot do ishin mes nesh dhe vepra do kishte dimensione të tjera. Edhe pse u ndërpre ëndrra, vepra mbeti dhe sot është frymezim per shqiptarët, ballkanasit, europianët dhe më gjerë sepse pena e tyre ishte e mprehtë dhe mendja e ndritur që ska të krahasuar me askënd në llojin e vet.
Regjimi i kriminalizuar vazhdon ti ketë rrënjet e thella, vazhdon ta rrënoje këtë popull të vuajtur duke e viktimizuar, shkatërruar të tashmen dhe errësuar të ardhmen. Saharaja më e gjallë se kurrë, të rinjtë e të rejat po largohen nga toka e baballarëve, nga pronat e tyre, kanë marrë çantat e ikin nga sytë këmbët për mos u kthyer më kurrë këtu. Uji rrjedh nga të katër anët por toka është më e thatë se kurrë aq sa këmbët digjen kudo shkelin.
Martirët,Vilsoni dhe Genci u pushkatuan për lirinë dhe demokracinë por ata nuk e dinë se dhe pas 44 vjetësh bijtë e eterve vazhdojne me arrestime politike, po punojnë me cdo formë për të shkrirë alternativën dhe të krijojnë opozitën fasadë (bashkimet profesionale) .
Sa të turpshëm janë,sa të neveritshëm jane, sa fasadistë janë, sa hajdutë jane, nuk do ti besonte askush që nuk e prek realitetin. Kanë uzurpuar institucionet në të gjitha nivelet, kanë uzurpuar policinë, gjykatat e prokuroritë dhe më e keqja janë bërë pastorë e imamë (klerikë) madje mbajnë mesha e falin namaze, ehh çfar teatri luajnë ateistët mafiozë. Kam dhimbje për ju poetë, për ju mijëra të pushkatuar dhe dënuar, për ju mijëra të iternuar dhe dëbuar sepse ne nuk jemi në paqe derisa pasardhësit palaço të marrin përgjegjësitë të kërkojnë falje dhe të dënojnĕ krimet e baballërve të tyre. Ju japim fjalën se s’do lejojmë më të kthehet diktatura, s’do lejojmë më të braktiset vendi, s’do lejojmë më që hajdutët të boshatisin xhepat e qytetarëve dhe amanetit tuaj për një Shqipëri të lirë nga terrokomunistët do e bëjmë realitet. E them këtë me besim të plotë se populli është bërë bashkë për të shporrur këtë grusht njerzish mafiozë që deviza e tyre është përshtatja e territorit si vend funksional për trafikun e drogës dhe krijimin e hapësirave që organizata kriminale me emrin rilindje të jetë e lirë në gjithë veprimtarinë e saj të jasht ligjëshme.
Poetë, ju jemi borxh për gjakun, penën, për idetë dhe kreativitetin tuaj. Borxhi nuk do shlyhet kurrë nqs ne nuk do bëjmë atë që duhet të bëjmë, nqs ne nuk do memorizojmë veprën tuaj, nqs ne nuk do projektojmë të ardhmen mbi vlerat e së shkuarës.
Shqiptarët kanë nevojë të bashkohen kundër së keqes dhe të çlirojnë nga prangat e korrupsuonit institucionet, të shpëtojnë demokracinë dhe lirinë që është futur në errësirë të plotë nga kaviet e rilindura..
Zoti e bekofte veprën e pavdekshme të poetëve, popullin e Librazhdit dhe te mbare Shqipërise.