Ndodhi edhe gajtë vizitës së Ramës në Serbi – Vuçiç reagon pas djegies së flamujve serbë në protestën e Berishës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me djegien e flamujve të shtetit që ai përfaqëson, në protestën që u mbajt dje në Tiranë. Në një intervistë për RTS-në, Vuçiç tha se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij.

“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por nëse shohim në mënyrë racionale, duhet të shohim nga e ardhmja dhe të kuptojmë e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë vizitës së Edi Ramës në Serbi.

Kjo ndodhi këtu mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, tha Vuçiç.

Aleksandar Vuçiç theksoi se “Ballkani i Hapur” është një ide e shkëlqyer që do të forcohet. “Sot ne po nënshkruajmë një marrëveshje për lejet e punës”. Ai thekson se Ballkani me nismën e re do të jetë më tërheqës për investitorët, sepse nëse i mungojnë punëtorët në Kumanovë, ai do të mund të llogarisë në çdo vend në Serbi ku mund të marrë punëtorë.

“Njerëzit do të lëvizin shumë më tepër, do të kenë mundësi për biznes dhe bashkëpunim” thotë Vuçiç. Paraditen e sotme në Pallatin e Brigadave në Tiranë pritet që të firmosen 5 marrëveshje mes palëve, të cilat janë:

1. Marrëveshje mbi kushtet për lëvizjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Niveli i Firmëtarëve: Liderët

2. Marrëveshje për interkoneksionin e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Niveli i firmëtarëve: Liderët

3. Marreveshje mbi bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, ushqimin dhe sigurinë ushqimore dhe kushtet fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Bujqësisë

4. Marrëveshje mes qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

5. Marreveshje mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)