“Ndihmat jepen natën fshehurazi”, banorët e Darzezës: Janë ndarje partiake, ky është i PD ky është i PS

 

Banorët e Darzezës në Fier në intervistat e dhëna për Fax neës, kanë kërkuar sot përsëritjen e vitit shkollor, pasi sipas tyre fëmijët nuk kanë mundësi që të mësojnë online. Ata shprehen se fëmijët nuk kanë asnjë mundësi që të ndjekin mësimet online, dhe se ndaj tyre po bëhet krim.

Problemet që ata ndeshin janë të shumta, që nga mungesa e internetit, e deri dhe te mungesa e smartphoneve me të cilët kryhet komunikimi.

Ndërkohë që një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre është edhe ndarja e ndihmave në bazë të bindjeve partiake. Një prej qytetarëve tregon se sipas tij ndihmat ndahen natën dhe fshehurazi, ndërsa ata nuk kanë më mundësi që të paguajnë dritat, ujin apo detyrime të tjera ndaj shtetit.

“Këtu vijnë ndihmat dhe i japin sipas partive, ky është i PD-së ky është i PS-së. Shteti thotë rrini në shtëpi ju, po ujin dhe dritat paguajini, dakord Marsin e pagova unë, po të tjerat ku ti gjej, unë jam vetë i katërt në shtëpi i papunë. Ku do vemë, asnjë lloj ndihme nuk kemi, nga asnjë krah”, shprehet një prej banorëve të Darzezës.

Faxnews