Ndërpritet në mes pa marrëveshje takimi Trump-Kim

Është ndërprerë në mes dhe pa asnjë rezultat takim i dytë mes presidentit Trump dhe atij të Koresë së Veriut. Takimi u zhvillua në kryeqytetin e Vietnamit kishte për synim denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Zyrtarisht thuhet se bisedimet u ndërprenë për shkak të kërkesës së Kim Jong-un që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet e forta ekonomike pa realizuar më parë denuklearizimin e plotë.
“Ata donin që të hiqnim plotësisht sanksionet ekonomike dhe sigurisht që ne nuk mund ta plotësjomë këtë kërkesë”, tha Trump në një konferencë për shtyp të mbajtur pak minuta më parë. “Ata kishin vullnetin të denuklearizonin një pjesë të madhe të rajoneve që ne duam por nuk mundemi të heqim dorë plotësisht nga sanksionet”, tha Trump duke shtuar se “nganjëherë është mirë të largohesh nga bisedimet. Unë preferoj që gjërat ti bëj saktë dhe të mos nxitohem”.
Kolapsi në takimin e dytë nuk është shenjë e mirë për Korenë e Veriut që në takimin e parë të Singaporit në qershorin e 2018 premtoi denuklearizimin por ka rezistuar të pranojë përkufizimin amerikan të këtij termi që është heqja totale dhe e verifikueshme e armëve bërthamore.