Nderohet kryexhelati i diktaturës komuniste në Tepelenë, Tërmet Peci: Ta gëzosh shoku Manxhar

 

Tërmet Peci i akordon personalisht Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës. Manxhar Binaj është personi që ka firmosur urdhëra për internime dhe burgosje të dhjetëra-qindra familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit të Partisë në Tepelenë, Vlorë dhe Gjirokastër nw vitet ’70-‘80.

Ceremonia e turpshme e nderimit me titullin më të lartë për Binajn, është organizuar mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kulturës së Tepelenës dhe vetë kryebashkiaku Peci, ka glorifikuar mjaft figurën e Binajn madje duke thënë se tituli është një stimul i vogël karshi kontributeve që ish drejtuesi lokal komunist, ka dhënë gjatë viteve të diktaturës.

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci i dalë nga zgjedhjet moniste të 30 qershorit ka falenderuar pjesmarrësit në ceremoninë e djeshme të nderimit të Manxhar Binajt duke e cilësuar atë si mik dhe njeri me zemër të bardhë dhe me cilësi të një burri të rrallë.

Faleminderit shoku Manxhar që je sot këtu mes nesh. Gjej rastin të falenderoj organizatën e veteranëve për propozimin e figurës së shokut Manxhar për t’u nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. Ishte kënaqësi dhe privilegj që e përcolla në Këshillin Bashkiak propozimin për vlerësimin e një figure të nderuar si ajo e shokut Manxhar-është shprehur Peci para auditorit të mbledhur në sallën e Pallatit të Kulturës në Tepelenë.

Në kujtesën e këtij qyteti mbahesh mend si njeri me shpirt human që nuk bëje dallime dhe dije të ruaje mirë vlerat morale, shoqërore që kanë qenë dhe janë themel i kulturës dhe traditës së trevës sonë të Labërisë. Fjalët për ju janë pak. Gjej rastin të falenderoj Këshillin Bashkiak për vlerësimin e gjithë bijëve dhe bijave të kësaj treve dhe Këshilli Bashkiak nuk harron të bëjë vlerësime për të gjithë.

Kur trupi vdes ajo që mbetet është shpirti. Njeriu mbetet i gjallë dhe në kujtesën e njerëzve. Faleminderit shumë shoku Manxhar. Ta gëzosh këtë stimul të vogël.

Të rrosh sa të duash-kanë qenë fjalët e Tërmet Pecit gjatë ceremonisë së turpshme mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tepelenë.

Më herët Shoqta Amtikomuniste e te përndjekurve politike kundërshtoi aprovimin në Këshillin Bashkiak të Tepelenës me titullin “Qytetar Nderi” të Manxhar Binajt por forca e kartonit u mbylli gojën apelit të familjeve të persekutuara me firmën e Manxhar Binajt.

Akti i djeshëm përbën një skandal të madh dhe veç kësaj, glorifikimin e xhelatit që ka persekutuar dhe internuar familje që ishin rreshtuar në krahun e lirisë dhe mendimit ndryshe nga ai i regjimit.

jugulajm