Nderim për Ju, keqardhje për ne! Letër në parajsë për Havzi Nelën

Nga Nebil Çika
(Homazh në përvjetorin e varjes së poetit antikomunist)
I dashur Havzi!
Çdo përvjetor të ikjes suaj nga kjo botë i kam shkruar të tjerëve për ty, sot në 31 vjetorin e varjes suaj nga komunistët vendosa që në vend të homazhit të përviteshëm të të shkruaj ty për të tjerët dhe të tjerat që ndodhën pas ikjes suaj. Mbase ti nga Parajsa, ku me siguri je për ato që ke bërë për ne, kombin e popullin shqiptar na sheh e di gjithçka që ndodh këtu tek ne, por gjithsesi une po të shkruaj ca gjëra edhe një herë, më shumë për veten se për ju.
Dy vjet pas ikjes suaj në parjasë këtu na thanë se erdhi liria. Sigurisht jo ajo liri për të cilën ëndërruat, shkruat e u sakrifikuat ju, por një liri tjetër një liri ndryshe një liri pa shumë liri. Ne gëzuam u lumturuam menduam se shpëtuam por shpejt u zhgënjyem. Nuk kemi shumë faj, apo jo, ne nuk e dinim se si ishte liria, kishim 45 vjet që nuk e njihnim atë. Na thanë kjo është liria dhe ne e hëngrëm sapunin për djathë. Ata që e dinin çfarë ishte liria, si puna juaj ishin vrarë ose kishin vdekur në forma nga më të ndryshmet. Ata që kishin ngelur gjallë ishin pak dhe nuk është se nuk bërtitin, nuk na parlajmëruan për atë që po na ndodhte por ne nuk i dëgjuam, nuk deshëm ti dëgjonimim e siç themi ne në bregdet i “’hymë detit në këmbë’’. Një pjesë nga ne shumë shpejt e kuptuan që kjo nuk qe liria të pakten ajo liri për të cilën u sakrifikuat ju, ishte një mirazh një iluzion, një liri e përgatitur dhe e ofruar nga ata që bënë dikatuarën që ju varën e u persekutuan ju dhe qindra mijë shqiptarë të tjerë.
I dashur Havzi!
Për tu sqaruar më mirë po të radhis disa prova e fakte të cilat na sjellin me këmbë në tokë e na bëjnë të kuptojmë se si na mashtruan me lirinë që na dhuruan persekutorët tanë. Po ri vetem tek rasti jot, një nga shembujt më të qartë e falsitetit të lirisë së sotme të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dy vjet mbas vdekjes tuaj makabre Shqipëria u shpall zyratrisht një vend demokratik. U mbyllën burgjet e kampet e internimit, u lejua liria e fjalës, e drejta e zgjedhjes, prona private, partite politike etje elemente të një shoqerie demokratike, por prapë liria nuk erdhi. Sot Shqiperia qeveristet nga i biri i atij që firmosi vendimin e varjes tënde në litar Edi djali i Kristaqit, Fehmi Abdiu gjykatësi i dikaturës që të vari ty në litar në demokarci bëri karrierë të shkëlqyer. U bë kryetar i gjykatës kushtetuese. Madje edhe më keq, i biri i tij u bë prokuror i rrethit të Kukësit. Gjyqatarja tjetër që firmosi varjen tuaj në litar Fatmira Laska u bë kryetare kontrolit të pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit e u nderua me çmime nderi. Të gjithe ata që morën pjesë në linçimin tuaj, jo vetëm që nuk u hyri gjëmb në këmbë në ‘demokraci’ por patën karriera të shkëlqyera politike e profesionale. Me sa duket pjesmarrja në krimet e komunizmit është një bonus apo më mirë të themi një kusht për të bërë hair në shtetin e sotëm shqiptar. Për çdo vit ne përkujtojmë me pikëllim ditën e varjes suaj. Sa më shumë ndjehemi krenar për ty aq më shumë na vjen keq për veten tonë. Tani persekutorët na kanë marrë edhe eskluzivitetin e përkujtimit tuaj. E di kush është personi kryesor i përkujtimit zyrtar të 10 gushtit ? Nuk do ta merrete mendja kurrë! Namik Dokle, dikur nuk ka lënë gjë pa thënë kundër teje kur të përndjekurit bënin përpjekje për rehabilitimin e figures suaj në filim të viteve 1990, ishte drejtues i lartë komunist atëherë. Por tani nuk lë pëvjetor tendin pa qenë protagonist kyesor. Komunist tipik siç i ke përshkuar ti në poezitë e tua. Të vrasin natën e të qajnë diten. Pyet edhe mikun tonë të përbashkët, shokun tend të burgjeve Shefqet Gjanën po nuk më besove mua.
Por kush nga persekutorët nuk erdhi e nuk vjen në përvjetorët e tu, veçanërisht në ata të vdekjes? Nuk do ta besoje kurrë, por ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit e ish punonjës të prokurorisë në kohën që u vare ti, tani shkruajnë libra, botojnë artikuj në media e mbajnë fjalime në përvjetorin e vdekjes tënde. Në Kukës kanë bërë edhe një bust tëndin. Të kanë vënë kokën tek oborri i gjimanzit që mban emrin tend. Jo ndonjë gjë të madhe vetem kokën, meqë kur gjetëm eshtrat e tua koka të mungonte. Ekzekutorët të kishin varrosur me kokë të prerë, nuk dihet ende ku e kanë hedhur kokën tënde. E dinin që arma jote më e fuqishme kundër tyre ishte mendja, koka prandaj ta prenë e ta zhdukën pas vdekjes.
Komunistët mendimin e kanë pasur gjithnjë tmerr. Para disa vitesh në Tiranë dikush hapi një ekspozitë me poetë e shkrimtarë të vrarë nga komunistët. Organizatori një ish drejtues i organizatave të masave të PPSH ftoi si personazh VIP pikërisht djalin e vrasësit tend, kryeministrin aktual, çunin e Kristaqit.
Do të them edhe një gjë tjetër, është e rëndë por mos u mërzit e zhgënje. Të kujtohet ajo poezia, Fryma e Helsinkit, që shkrove në vitin 1973 kur Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen në KSBE (OSBE e sotme), kishe aq shpresë atëherë tek OSBE-ja , si të gjithë ne. Nuk kishe se si të parashikoje që vetë shefi i misionit të OSBE sot në Shqipëri, një farë Bochard ka dalë hapur në krahë të komunistëve, po po të atyre që të varën ty dhe pinjollve të tyre gjenetikë e politikë. Këtë s’ta kishte prerë mendja që do ndodhte apo jo?!
Meriton sigurisht të jesh nderi i Kukësit dhe i krejt Shqipërise por kjo gjë është zyrtarisht ende e pa mundur. Drejtuesit e shtetit e të pushtetit lokal, deputetë e kyetarë bashkish janë të zënë me nderimet dhe dekorimet e Rahman Parllakut dhe terrorristëve të tjerë komunistë. Për ty shohim e bëjmë, varet çfarë do të thote Namik Dokle dhe ish punonjësit e prokurorive komuniste, spiunët e sigurimit e bijtë e tyre.

I nderuar Havzi Nela!
Na le keq e vazhdojme të jemi keq. Liria që ti dhe mijëra martirë të tjerë antikomunistë ëndërruat e sakrifikuat jetën tuaj nuk erdhi kurrë. Sot jemi sërish në diktaturë, me votime një partiake, varfëri, pa shtet ligjor, pa të drejta politike e mundësi jetese normale. Kuksianët dhe shqiptarët si në kohën tënde kanë në dispozicion arratisjen nga ky vend. Madje kohët e fundit kryeministri na ka kërcënuar edhe me rikthimin e dënimit për arratisje atë nenin që u dënove ti për herë të parë. Megjithatë çdo ditë ikin me qindra e mijëra, më shumë Kuksiane gjen në Londër se në Kukës. Askush nuk dëshiron të iki nga vendi i vetë të gjithe ikin me zemër plasur, si në letrën që ti le në kufi kur u arrtise e të dënuan për herë të parë.
Kam shumë gjëra për të thënë e sigurisht për to nuk mjafton vetëm një shënim, por zgjodha këto radhë si homazh në përvjetorin e varjes tuaj. Një realitet i dëshpëruar i vendit tonë që e deshe e sakrifikove gjithçka për të. Jam krenar për ty, për atë që bëre për ne, por i dëshpëruar dhe i tupëruar për atë që ne nuk bëmë dot për ju të rënët idealin e sakrificën tuaj. Nderim në jetë të jetëve për Ju, keqardhje për ne!