Ndërhyrja në Siri, Trump telefonatë me Erdogan

Presidenti Trump i ka dhënë Turqisë të gjithë përgjegjësinë për menaxhimine të ardhmes së të gjithë luftëtarëve të ISIS dhe paralelisht duket se i është dhënë Truqisë aprovimi për ndërhyrjen e saj në veri të Sirisë.
Në një deklaratë për mediat të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Presidenti Trump ka komunikuar të dielën 6 tetor 2019 në telefon me presidentin turk Erdogan. Turqia shumë shpejt do të zbatojë planin e saj të hershëm për të ndërhyrë në veri të Sirisë. Forcat e armatosura amerikane nuk do të jenë pjesë e këtij operacioni dhe as do ta mbështetisn atë. Dhe forcat e Shteteve të Bashkuara që kanë mundur ISIS në territorin e “Kalifatit” nuk do të jenë më në atë zonë.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Francës, Gjermanisë dhe kombeve të tjera europiane, prej të cilëve kanë ardhur shumë prej luftëtarëve të ISIS, që ti marrin pas ata (në europë), por ata (europianët) nuk i duan ish luftëtarët dhe kanë refuzuar. Shtetet e Bashkuara do ti deklarojë ata përgjegjës për koston e madhe që u është shkaktuar taksapaguesve amerikanë.
Turqia tashmë do të jetë përgjegjëse për të gjithë luftëtarët e ISIS në atë zone, si dhe për të kapurit në dy vitet e fundit pas shpartallimit të tyre në territorin e “Kalifatit” nga Shtetete e Bashkuara.”