Ndahet nga jeta Qani Sadiku. Basha: Simbol i qëndresës antikomuniste

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëdë  ndahet nga jeta një prej legjendave të qëndresës antikomuniste ish i burgosuri politik i diktaturës komuniste Qani Sadiku që vuajti 18 vjet në burgjet komuniste

Në vitin 1973 internohet nga Elbasani në Borsh të Sarandës, 5 vjet për aktivitete politike. Shpallet fajtor me motivacionin “agjitacion e propagandë” dhe dënohet me 10 vjet burg në Spaç ridënohet dy here ne burg  dhe pjesen me te madhe te denimit 10 vjet e vuan ne burgun e Burrelit . Në vitin 1991 ndodhej në kampin e Shën Vasilit në Sarandë ku u bë pjesë dhe e një greve të të dënuarve. Gjithsej ka kryer 18 vjet e 7 muaj burg.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të simbolit të qëndresës antikomuniste, Qani Sadiku.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”, shprehet Basha.