Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së Xhumara , vuante nga një sëmundje e rëndë

Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike për Matin gjatë viteve 2005-2009, Idriz Xhomara.

Ish-deputeti demokrat mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në një status në fb, Berisha shkruan se demokratët humbën një mik dhe një personalitet me vlera te çmuara.

Berisha: Te dashur miq, sot u nda nga jeta Dr. Idriz Xhomara, ish deputet i perkushtuar i Partise Demokratike te Shqiperise, intelektual i njohur, personalitet i shquar i shkencave bujqesore, autor monografish, analizash seroize, bashkeshort, prind shembullor dhe nje mik i dashur per mua dhe te gjthe ata qe paten fatin te njohin miqesine, njerezine, fisnikerine e tij.Ne keto momente zije dhe dhimbje per familjen, te afermit, miqte dhe mbare demokratet, duke shprehur ngushellimet me te thella dhe mirenjohjen me te thelle, une i lutem Zotit qe shpirti i mire i Dr. Idriz Xhomares te gjeje paqen e merituar.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në fb shkruan se Xhomara ruajti gjate gjithe jetes, aktivitetit dhe punes se tij vlerat dhe parimet me te larta te nje burri te ndershem e me integritet.

Basha: Me trishtim ndaj nje lajm te hidhur per familjaret, miqte, matjanet, demokratet dhe per kedo qe e njohu Idriz Xhomaren, i cili u largua sot para kohe nga jeta. Idrizi Xhomara ruajti gjate gjithe jetes, aktivitetit dhe punes se tij vlerat dhe parimet me te larta te nje burri te ndershem e me integritet. Eshte kjo arsyeja pse matjanet e zgjodhen dy here si perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise, me vote te drejtperdrejte, sepse Idrizi i bente nder jo vetem Partise Demokratike dhe demokrateve por gjithe komunitetit.

Ekspert i shquar ne shkencat bujqesore dhe autor i disa publikimeve me peshe ne kete fushe, Idriz Xhomara mberthente brenda personalitetit te tij, erudicionin akademik dhe urtesine proverbiale matjane, pasionin dhe gatishmërinë për t’ju gjendur njerëzve ne nevoje, pa pushim, pa ndalim. Mati dhe matjanet ishin dashuria e tij e madhe. Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë se pari tek familja e Idrizit, bashkëshortja e tij Sofia, vajzat Miranda, Aida dhe Xhoana dhe djali i tij Hektori, por edhe tek miqtë e tij te shumte. Zoti ju dhente force, i paharrueshëm qofte kujtimi i tij dhe mirënjohja për gjithçka te mire qe la pas. U prehtë ne paqen e Zotit!

Për vdekjen e ish deputetit ka reaguar edhe deputetja aktuale e PD-se për qarkun Dibres Dhurta Çupi e cila ne profilin e saje ne FB shkruan.
Një ikje e parakohëshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.
Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohëshme nga jeta të ish deputetit Idriz Xhomara,I cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.
Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.
Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.
Ngushëllime.
U prehsh në paqe koleg i nderuar.