Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë

Ditë zie për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta babai i kryedemokratit, Xhelal Basha, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mësohet se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Xhelal Bashës është rënduar në ambientet e spitalit ku po kurohej nga sëmundja e pashërueshme.