Natë e qetë, bie vetëm një tërmet me magnitudë 3.3

Shqipëria kaloi një natë paksa të qetë përkundër “dëshirës” së disa portaleve për një natë apokaliptike ku u regjistrua vetëm një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.
Qendra Sizmiologjike Mesdhetare, EMSC ka shërnuar në orën 01:41 një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter i cili ra në Detin Adriatik, 7 km afër Durrësit dhe 38 km afër Tiranës.
Pas panikut që shkaktoi një lajm i dhënë nga disa portale se në orën 23:30 pritet të bie një tërmet me magnitudë 6 të shkall Rihter, EMSC bëri thirrje për qetësi sepse tërmetet nuk mund të parashikohen.