NA PRIT DRITAN !

Nga Lirim K.Nezha 

Ka 7 dite qe nje perfaqesie te qytetareve te Orikumit i eshte premtuar nje takim me Kryetarin e Bashkise Dritan Leli per te na mundesuar qe te parashtrojme problematikat e Njesise Administrative Orikum ne kete prag sezoni turistik.

Jane te njejtat problematika qe ne i ngritem ne reagimin tone qytetar ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak nje jave me pare.Ne ate mbledhje Dritan Leli refuzoi te merrte pjese pikerisht nga prania jone,nga paburreria per t’u perballur me zemerimin qytetar.
Pergjate nje jave te tere kemi pritur qe te na ftonte ne zyre.Ka patur kohe mjaftueshem per te gjitha aktivitetet e tjera,por jo per te na pritur ne.Ne ende nuk kemi patur mundesine te pritemi prej tij.Kjo,jo pse axhenda e qytetarit te pare te Vlores eshte kaq shume e ngarkuar,por sepse qytetaret jane ne fund te axhendes se tij.
Gjithsesi ne do te deshironim te na priste perpara se ta vizitojme ne zyre pa ftuar,ashtu sikurse vizituam Keshillin Bashkiak..
Sepse zyra eshte e jona dhe jo e Dritan Lelit.
Prandaj,na prit Dritan,ne nje menyre ose ne tjetren…!