Myslim MurRizi: Ne parlament nuk ka perfaqësues të popullit , por sevilë të kryetarëve

nga Myslim Murrizi·

UNE JAM DAKORT ME  MENTOR KIKINE
( ndoshta per here te pare prej 28 vitesh)

Pa dashur te shpjegoj asgje me shume nga çfare Ai ka shkruar, kam bindjen qe me ate qe kerkon ne PIKEN 1 , pra :
NDRYSHIMI I LIGJIT ZGJEDHOR mendoj qe i ka te gjitha te tjerat brenda.

Heshtja dhe strukja e KERMIJEVE POLITIK qe mendojne vetem nje karrike per menderen e tyre ne kuvend, eshte fatkeqesi qe ka kapur prej fyti SHQIPTARET DHE SHOQERINE.

Kur jua thashe ne foltoren e kuvendit, shihja fytyrverdhe qe belbezonin njelloj si brejtes arash.

Nuk ka me turp sesa ne emer te QYTETAREVE te flasin ne kuvend servilet e kryetareve.

Nuk ka me peshtiresi sesa te shikosh me mandat DEPUTETI, klloun, vemje dhe biba politike qe nuk i njeh njeri ne lagje, fshat apo hyrje.

Nuk ka me HIPOKRIZI sesa te flasin dhe bejne ligje ne emer te QYTETAREVE ,qurravece e jargavece te peshtire qe kurre nuk takojne QYTETARE, por i perçmojne ATA.

Nuk ka me turp qe te flasin dhe paguhen si te zgjedhur te QYTETAREVE, individ qe kurre nuk guxojne te dalin para QYTETAREVE.

Te krekosesh se perfaqeson QYTETARET dhe te rrish fshehur si qen i pshurrur nga VOTA E QYTETAREVE, eshte nje TURP qe kjo klase politike po e shfaq haptazi prej 3 pale zgjedhjesh.

QYTETARET duhet te reagojne FORT qe te mos ju caktojne si perfaqesues te TYRE, individe pa moral, pa dinjitet dhe pa asnje ndjeshmeri ndaj QYTETAREVE.

Koha qe POLITIKA duhet te mare si “ shperblim” nje SHPULLE SURRATIT eshte SOT.

Neser do te jete shume vone

Diktatura politike lind kur nuk keni asgje ne dore per te zgjedhur ate qe do te ju perfaqesoj, do flasi dhe do votoj ligje ne emerin TUAJ

Ndaj me bindje dhe shpirt jam plotesisht dakort me Mentor Kikine