Mungesa e transparencës është diktaturë !

Nga Nebil Çika

Sa e rëndësishme është transparenca e qeverise në pandemi !?
Tani po shikoj live përfaqësuesit e ministrisë se shëndetësisë dhe emergjencës civile te Greqisë ne konferencë për shtyp.

Dalin çdo dite ne te njëjtin ore dhe ju përgjigjen me përulësi dhe përgjegjësi qytetare e profesionale pyetjeve te gazetareve për gjithçka. Kam ka dite qe i ndjek dhe nuk kam pare te dale ndonje dite kryeministri Miçotaqi e për me keq te shaje e te kërcënoje qytetaret apo opozitën .

Tek ne për çdo gjë del kryeministri apo ndonjë ministër ne monologë idiotësie apo duke u zëne rrugëve me pleq e plaka ,thonë çafër u do qejfi , shajnë e mallkojnë te gjithë ata qe nuk mendojnë si ata ose u bëjnë pyetje me siklet .

Del ne te gjitha TV e portale kryetari i bashkisë Tirane ne aksionin propagandistik te radhës duke shpërndarë qese me ushqime , i shoqëruar gjithnjë nga kamerat dhe oborrtarët , thua ua jep nga leket e tij e jo nga taksat tona .

Del përfaqësuesja e ministrisë se shëndetësisë çdo dite jep vetëm shifrat e te vdekurve dhe te prekurve e te shëruarve nga korona-virusi ,te përgatitura nga qeveria pa iu dhëne mundësi mediave ti pyesin për ato qe qeveria nuk dëshiron ti thotë ..
Kane nxjerre ne rruge ushtrinë me mjete te blinduara e mitraloza me pretendimin për te ndaluar pensionistët te mos dalin nga shtëpia , por ne thelb është një demonstrim force , një junte ushtarake qe de fakto e de jure sundon vendin .
Askush nuk e di ku kush dhe si merren vendimet , dekretet urdhëresat tenderët ,masat represive . Ku dhe si ndahen paratë publike ne kushtet e gjendjes se jashtëzakonshme . Sa di si shkelen te drejtat themelore te njeriut dhe Kushtetuta e Shqipërisë , askush nuk jep llogari për denoncimet e ngritura nga media dhe opozita . Ka vetëm një njeri qe vulos e firmos Kryeministri që është “ lideri suprem “.

Zero transparencë me publikun vetëm terror psikologjik , arrogancë dhe propagande politike gjë qe i ka radhitur ne opinionin publik botëror si një nga qeveritë me te pa besueshme ne bote ne nivel te Kones , Koresë se Veriut , Kubes, Venezuelës etje .
Çka me shume se kaq diktatura ?!