Mosbindja civile, opozita takim në selinë e PD për protesten nesër

 

 

Opozita është mbledhur në selinë e PD për të diskutuar për aksionin opozitar i cili nis ditën e nesërme me mosbindje civile.

Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëvve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në rrugën e Kombit.

PD ka parashikuar që do të bllokojë disa nga akset kryesore nacionale në Tiranë, Vorë, Lushnje, Elbasan, Korçë, Lezhë.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.

Lulzim Basha: Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.