Mosbindja civile nga Miloti, Edi Rama shporru!

nga Qamil Gjyrezi

Sot filloi mosbindja civile nga Veriu në Jug, me thirrjen Edi Rama Shporru!
Një kryeminsitër që nuk dëgjon popullin që është ngritur në këmbë prej disa muajsh meriton të “shporret” nga karrigia e Kryeministrit me votat e vjedhura dhe do të ngelet në historinë moderne të Shqipërisë si “Kryeministri i shporrur” nga populli dhe opozita!
Vjedhja e votës, blerja e fukarallëkut të shkaktuar nga vetë Edi Rama, ngritja e bandave në qeveri polici, e nëpër Bashki , nuk është tjetër veç shkatërrim i demokracisë në Shqipëri .
Protestues nga Tirana, Shkodra, Lezha, Laci, Dibra, Bulqiza, Burrelli, Rrogozhina, Kavaja, Durresi, Fieri, Lushnja, Vlora, Elbasani, Korca protestuan sot mbasdite duke kërkuar në formë “ultimative” largimin e Edi Ramës!
Shqiptarët nga veriu në jug kërkojnë zgjedhje të lira dhe duan të clirohen nga diktatura e re e oligarkwve, që u ka bllokuar të tashmen e të ardhmen!
Prandaj Partia Demokratike është krah të shqiptarëve për ta përmbushur këtë mision me vlera historike dhe politike .
Nëse Edi Rama do të vazhdojë me këtë “lojë politike” që po bën për të mos u larguar nga pushteti, kjo situatë do t’i bëjë një dëm të madh të gjithëve në mënyrë të vecantë të rinjve, që do të ngelen pa shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre!
Në Milot protestuan Shkodra, Lezha, Laci, Dibra, Burrelli dhe banorë nga kjo zonë!
Në këtë protestë mori pjesë edhe Lideri i opozitës Lulzim Basha.
Protesta e Milotit ishte e organizuar shumë mirë dhe morën pjesë mijëra qytetarë qyteteve të veriut, të zhgënjyer në maksimum nga Edi Rama!
Në këtë protestë morën pjesë gjithashtu shumë të rinj të forumeve politike dhe studentë universiteteve!
Të gjithë pjemarrësit shprehën “zemërimin” për qeverinë e krimit dhe drogës dhe besimin për një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën!
“Antikomunistët” pjesmarrës në këtë protestë, mbështesin ndryshimin e madh, që duhet të bëhet pa fëmijët e ish-persekutorëve të komunizmit 50- vjecar, të përfaqësuar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij në drejtimin e vendit!
Në këtë protestë merrnin pjesë dhe persona me aftësi të kufizuar, të cilët nga karrocat e tyre të invalidit shprehnin zhgënjimin dhe mosbesimin për qeverinë e Edi Ramës dhe besimin dhe mbështetjen për P.D.-në dhe zotin Lulzim Basha!
Në këtë protestë merrnin pjesë gjithashtu disa qytetarë të veshur me kostume kombëtare të veriut dhe me flamurin kombëtar!
Sejcili protestues përdor simbole lokale dhe kombëtare, që tregojnë se Shqiptarët e duan dhe respektojë kulturën dhe vendin e tyre dhe një të ardhme si gjithë Europa!
Duhen falenderuar qytetarët që nuk u lejuan të lëviznin me automjetet e tyre për një orë për qetësinë e tyre, duke mos shfaqur asnjë shenjë nervozizmi me protestuesit, të cilët e mbështetën këtë protestë!
Biles edhe turistë të të huaj nga Gjermania dhe vendet europiane, shprehnin mbështetjen e tyre për këtë protesë të opozitës me fjalë dhe me qëndrimin e tyre!
Lideri Lulzim Basha mbajti një fjalim të rëndësishëm, për zgjidhen e krizës politike në vend dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që krijon shanset për zgjedhje të pa kontestuara!
Qeveria e Edi Ramës i zhgënjeu të gjithë nga Veriu deri në Jug!
Nga Miloti Basha u shpreh: “Çdo qytetar shqiptar e ka detyrë të na bashkohet që më 30 qershor të mos ketë një tjetër krim elektoral.
Ky është vetëm fillimi i mosbindjes civile”!