Mogherini në shërbim të ndarjes së Kosovës e të Europës!

Enver Bytyçi

Mediat shkruajnë se shefja e Diplomacisë së BE-së , Frederica Mogherini, të dielën e shkuar ka shtruar një pyetje për presidentin e Serbisë, Vuëië dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Pyetja ka qenë e drejtpërdrejtë: “A jeni ju dakord të bisedojmë për ndarjen e Kosovës?!”.
Guelirsja Mogherini e ka shumë të lehtë ta bëjë një pyetje të tillë dhe pse jo, të pajtohet me ndarjen e Kosovës. Guerlisat marksistë të dikurshëm dhe ata sorosistë të sotëm nuk kanë atdhe, nuk kanë as fe, nuk kanë as Zot, nuk kanë as familje! Ndaj krejt pa u shqetësuar mund të diskutojnë për ndarje kufijsh, për cpëtim shtetesh, njësoj si Stalini në Jaltën e pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, pa u ndalur më gjatë në këtë histori njerëzish pa atdhe e pa fe, do të doja që për Mogherinin dhe Aleksandër Vuçiç të shtroja dhe disa pyetje të tjera. Thaëi po deshi t’i lexojë e t’i shënojë, do bënte punë të mirë. Ndryshe do rrjeshtohet me Mogherinin dhe Vuçiçin. Ndërsa për Edi Ramën e kam tashmë të formësuar bindjen se më shumë adhuron presidentin e Serbisë, sesa presidentin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës të marrë së bashku! Sa për kryeministrin dhe ish-kryeministrin e Kosovës as që i ka në listën e ndonjë preference të caktuar!
Le të vijojmë me pyetjet enigmë, drejtuar Mogherinit dhe për dijeni presidentit serb e atij të Kosovës:

1. E zëmë se Thaçi dhe Vuçiç do ta pranojnë ndarjen e Kosovës. Çfarë do të bëjë BE, çfarë do të bëjë Italia si atdheu i Mogherinit, apo Gjermania, SHBA, Britania e Madhe dhe 111 shtete të tjera, të cilat e kanë njohur Kosovën e bashkë me të edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të saj?

2. E zëmë se Mogherini do ia arrijë qëllimit të saj të mbrapshtë për ndarjen e Kosovës. Po më tej a do të mund ta ndalë ajo ndarjen e Vojvodinës, të Sanxhakut, të Luginës së Preshevës, të shqiptarëve në Maqedoni, e mbi të gjitha të Republikës Srpska në BH? Sa lëvizje të tjera në Europë do të merrnin flakë për separatizëm nga shtetet me të cilat bashkëjetojnë? Si do të shërbejë ky akt për orekset e Kremlinit në Ukrainë, në Moldavi, në Estoni, Letoni e Lituani në Gjeorgji e mmadje deri në Rumani? Cilat do të ishin pasojat e një precedenti të tillë për baskët, Katalonjën, Korsikën, Siçilinë, dhe Italinë e Veriut? Çfarë do të bëhet me pakicën austriake në Italinë e veriut? Çfarë do të ndodhë më pakicat e tjera kudo në Europë? Eh mo Mogherini, faji nuk është i juaji, është i atyre udhëheqësve europianë që “besojnë” se Europa bashkohet me përfaqësues si ju që në vend të bashkimit keni si obsesion vetëm ndarjet?!

3. Pas ndarjes çfarë prêt Mogherini në Kosovë, paqe apo luftë?! A do jetë Hashim Thaçi i aftë të parandalojë katastrofën e një lufte etnike në këtë vend, konflikt që do të përhapej edhe në vende të tjera?! Nëse shqiptarët nuk do të jenë dakord me presidentin e tyre, si do ta zgjidhë Mogherini këtë konflikt?!

4. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdimisht në bisedimet e deklaratat e tij për Kosovën ka kërkuar garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë si dhe për objektet fetare e manastiret serbe në këtë vend. Po ëfarë zgjidh për këtë një kufi te Ura e Ibrit? A i jep këto garanci, apo e dobëson pozitën e serbëve në enklavat serbe në jug të Mitrovicës?! A mbrohen më mirë apo dobësohet mbrojtja e manastireve, nëse ndahet Kosova?! Unë besoj se ndarja i jep fund bashkëjetëses etnike, kulturore e fetare midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Ndarja do të shoqërohet me aksionin e ndarjes përfundimtare fizike e shpirtërore me Serbinë. Shqiptarët që kanë jetuar deri në vitin 1999 në veri të Kosovës nuk do të mund të kthehen më atje, si dhe serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të kenë shans të bashkëjetojnë me shqiptarët! Po pse Vuëië prej vitesh propagandon dhe dëshiron ndarjen e Kosovës? Sepse Serbia, sipas Patrick Moore, nuk ka hallin e serbëve e të manastireve në Kosovë, por ka si interes të saj grabitjen e pasurive të Kosovës! Nuk e di se sa përkon interesi serb me interesin e Mogherinit?!

5. Dhe në fund një pyetje për zotin Thaçi” “A vërtet besoni zoti president se një marrëveshje për ndarjen e Kosovës mund t’ia imponosh parlamentit dhe qytetarëve të Kosovës?! Nëse jo, atëherë duhet që shqiptarët të mësojnë edhe për qëndrimin tuaj rreth kësaj pyetjeje të Frederica Mogherinit. Nëse nuk keni mbajtur qëndrim, atëherë institucionet e Kosovës do të duhet t’ua ndalojnë të shkoni në takimet e tjera me Aleksandër Vuçiç, sepse jeni i pabesueshëm! Nëse ju besoni se zgjidhja është ndarja e Kosovës, atëherë ju bëheni pjesë e skenarit të Serbisë e të Rusisë për t’i vënë flakën Ballkanit! Interesi i shqiptarëve nuk është lufta, por paqja, dhe shqiptarët kanë miq, kanë arësye mundësi, aftësi, integritet dhe dinjitet ta imponojnë paqen në rajon.

Tiranë 26.06.2018