Modeli Salvador Allende ! Provokim apo lajthitje e Ilir Metës ?

Nga Nebil Çika

Po lexoj e dëgjoj shumë të djathtë e antikomuniste që janë ekzaltuar nga një deklaratë e Presidentit Meta se do te sakrifikohej ( vriste veten ) si ish presidenti komunist kilian Salvador Allnde : “Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e saj mund të jenë të rënda për Shqipërinë “ Kërcënimi me vetëvrasje i bere nga kreu i shtetit është sigurisht një gjë shume serioze modeli qe ai ka zgjedhur të imitoje është krejtësisht i pa pranueshëm si ne planin e politikes se brendshëm dhe atë nde kombëtar. Tu ofrosh shqiptarëve një model komunist qofte te reagimit politik qoftë edhe si sakrifice është e pa pranueshme, Alende për kilianët ishte  Enver Hoxha apo me mire te themi Mehmet Shehu për shqiptaret me qe edhe ky vrau veten dhe dihet qe Presidenti është admirues i zjarrte i tij. Meta fare mire mund te kishte zgjedhur si shembull edhe Shehun por me sa duket ka zgjedhur Allenden si një presion ndaj ndërkombëtarëve sidomos amerikaneve që e njohin mirë atë politikat dhe fundin e tij .
Simbolika është me rëndësi të veçantë ne fjalët e drejtuesve te shtetit dhe politikaneve te larte dhe un mendoj qe modeli i sakrifikimit qe Presidenti ka zgjedhur e deklaruar publikisht është një provokim  per antikomunistët shqiptar dhe ata ndërkombëtar sidomos SHBA-te dhe veçanërisht administratën konservatore te Presidentit Trump.
Ky krahasim nuk shkon edhe për faktin që Rama po bën sot në Shqipëri atë që Allende u përpoq të bënte në Kili ne 1973 . Me gjithë rëndësinë që merr kërcënimi me vetëvrasje i Presidentit Meta si presion për të zgjidhur krizën , mendoj se modeli ideologjik i idhullit qe ai ka zgjedhur si shembull është i papranueshëm dhe provokativ sidomos për miqtë tanë amerikane pikërisht ne momentin kur ata janë shpresa e vetme e opozitës dhe e vendit si arbitër vendimtar  ne zgjidhjen e krizës . Nuk dua të besoj qe Presidenti e ka zgjedhur me qellim Allnden por jam i bindur në orientimin komunist te modeleve dhe idhujve politikë te tij ,gjë qe ai nuk e ka fshehur kurrë ,
Nuk ka ,dhe nuk pres, ndonjë distancim nga PD-ja ndaj një deklarate të tillë por te paktën politikane të larte e media te saje nuk mund te ekzaltohen te komentojnë e te shpërndajnë deklarata te tilla pikërisht ne kohen ku kane aq shume nevojë pre mbështetjen e antikomunistëve shqiptare e sidomos atyre euroatlantikë
Meendoj qe z. Meta ,ne se nuk e ka pasur te qëllimshme , është nxituar me zgjedhjen e një modeli ndërkombëtar si Allende ,ndërkohë që kishte në dispozicion modelin shqiptar, idhullin e tij Mehmet Shehu .

Kush ishte Salvador Allende

Salvador Allende Guillermo Gossen 26 qershor 1908 – 11 shtator 1973)
Ishte një mjek kilian dhe politikan ,i pari komunist në postin e presidentit të një vendi të Amerikës Latine .
Përfshirja e Allende në jetën politike kiliane shtrihet në një periudhë prej gati dyzet vjet. Si një anëtar i Partisë Socialiste krahu ekstrem marksist i sajë ,ai ishte një senator, deputet dhe ministër. Ai kandidoi për presidencën në zgjedhjet e 1952, 1958, dhe 1964 port nuk fitoi . Në vitin 1970, ai u zgjodh presidencën në një garë të ngushtë midis tre kandidateve jo nga vota popullore nga makinacionet e intrigat ne Kongres pasi asnjë kandidat nuk fitoi shumicën e votave.
Si president, Allende promovoi një politikë te qarta komuniste të shtetëzimit të industrive dhe kolektivizimit u përpoq te kapte pushtetin gjyqësor , krijoi një polic politike ,forcoi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik Kuben dhe vendet e tjera komuniste ne bote dhe i armiqësoi me SHBA   Për shkak të politikave që inicioi , marrëdhëniet e tij me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor u bënë gjithnjë e më të vështira. Një shumicë e qendrës së djathtë duke përfshirë Kristian Demokratët, përkrahja e të cilëve kishte mundësuar zgjedhjen e Allende, denoncoi sundimin e tij si antikushtetues dhe bëri thirrje për përmbysjen e tij me forcë. Më 11 shtator 1973 ushtria e vendit u aktivizua për të larguar Allende nëpërmjet një grushti shteti të mbështetur e Shteteve të Bashkuara. Më vonë atë ditë, Allende qëlloi veten me një pushkë AK-47, gjë që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi të vitit 2011 të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.