MISIONI I PAMUNDUR I RUDINA HAJDARIT

Nga Xhafer Sadiku

Krizat politike nxjerrin gjithnjë elementë që kërkojnë të faktorizohen pasi që në kushte normale mbeten anonimë. Më e spikatura në këtë drejtim është Rudina Hajdari, që pak mund ta dijne pse dhe kush e futi si deputete ne Kuvend.

Në fjalën e saj në parlament, Hajdari u përqendrua në tre çështje:

Së pari, në protestën e studentëve që sipas saj, “rrezikoi elitën politike, ndaj të gjitha palët bënë ç’është e mundur për ta përndarë dhe për ta monopolizuar kauzën”.

Së dyti, dorëzimin e mandateve, që sipas saj “s’është gjë tjetër përveçse një përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre 28 viteve”.

Së treti, politikën 28 vjeçare e quajti një armik i urryer i qytetarëve dhe i interesave të tyre”.

Si përfundim, Hajdari tha se si çdo deputet që ndodhej në sallë, ishte përgjegjëse para njerëzve që e kishin votuar po dhe atyre që nuk e kishin votuar.

-Arsyeja se përse kam hyrë në politikë dhe qëndrova në Parlament, – theksoi Hajdari,- është sepse dua të sjell një model të ri politik, një frymë të re parlamentare që do t’i japë fund tranzicionit.

Ndonëse Rudina na thotë se “ASNJË nuk mund ta gjykoj vendimin tim ashtu si vet historia”, disa rreshta duhet ti shkruajmë si votues dhe shtetas të këtij vendi.

Që në fillim i duhet kujtuar zonjës Hajdari se misioni i saj është i pamundur dhe ajo do të dështojë në mënyrë të qartë. Pse?!

Së pari, nuk është e para Rudina që bën veprime të tilla, madje kanë qenë jo vetëm deputetë, por edhe grupe deputetësh që janë larguar në kohë krizash, por askush nuk u ka shkuar mbrapa dhe janë rikthyer me kokë ulur, ndërsa të tjerë janë tërhequr nga jeta politike.

Së dyti, të krijosh parti politike duhet të kesh një bazë sociale.Cilës shtrese të shoqërisë do ti drejtohet Rudina. Rudina vjen nga shtresa ish komuniste, madje babai i sja i ndjerë ishte armik i betuar i shtresave të persekutuara dhe ish pronarëve. Deklarata e tij ne parlament me 1993 eshte deshmia me e mire per sa thame.
Shumica absolute e këtyre shtresave janë pjesë e strukturave të PD apo e mbështesin atë. Pa mbështetjen e tyre PD do të ishte shpartalluar me kohë. Kështu ka për të ndodhur edhe në të ardhmen.

Së treti, studentët nuk mund të krijojnë dot parti të tyre pasiqë nuk i përkasin të njëjtës shtrese shoqërore dhe nuk kanë të njëjtën ideologji.

Së katërti, Rudina nuk ka hyrë me aftësitë e saj në politikë, por e kanë katapultuar. Ata që mbështesin zonjën Hajdari nuk gëzojnë më atë status moral që gëzonin dikur, madje duhet theksuar se, ata që duan pavarësinë e atdheut nuk i shikojnë me respekt dhe po kështu shikojnë edhe atë vet.

Sa sipër, duhet thënë me siguri të plotë se misioni i zonjës Rudina Hajdari do të dështojë me turp, për të mbyllur një cikël pabesie dhe poshtërie me votuesit e djathtë.
Nuk është e para që me votën e tyre spekullon, e zonja fjalë duhet ta ngulë mirë në mendje se ata nuk kanë votuar për të, pasi që nuk ka qenë sistem mazhoritar. Sistemi është proporcional dhe votuesit kanë votuar për partitë.

Rudina Hajdari nuk perfaqeson asgje, per me teper te djathtet qe jane persekutuar nga regjimi komunist dhe qe nuk jane pengje te se shkuares.

Partia që ka marrë shumicën e votave të të djathtëve është PD. Ky është fakt që nuk e ndryshon dot as Rudina dhe as tutorët e saj.

Nuk është çeshtje karrikeje por vullneti politik, për të cilin mijëra shqiptarë u kalbën në burgje. Këtë nuk ka nga ta dijë Rudina.