Minon demokracinë”,mesazhi i koduar nga SHBA ne ditën e kuvendit te Berishës ?

Ambasada amerikane në Tiranë mëngjesin e sotëm ka shpërndarë në faqen zyrtare një mesazh nga Samiti për Demokracinë. Selia diplomatike e vendos theksin te shtyllat e demokracisë, të cilat sipas saj, nëse në shumë vende janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike.

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.