Ministrja Britanike  e Shëndetësisë me koronavirus, ka takuar së fundi dhe kryeministrin: Më e shqetësuar jam për nënën time

 

Ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries ka rezultuar pozitive me koronavirus pas testeve që i është nënshtruar.

Ajo në një deklaratë për shtyp tha se do të ndjekë të gjitha rregullat dhe do të vetë-karantinohet në shtëpi.

Në Britaninë e Madhe 6 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa të konfirmuar janë 382 persona. Viktima e fundit është një burrë rreth të 80 i cili kishte pasur probleme shëndetësore.

Mendohet se ministrja së fundmi kanë takuar kryeministrin Johnson, dhe duket se tashmë frika do të pushtojë dhe qeverinë britanike.

“Faleminderit për kaq shumë urime të mira. Jam më e shqetësuar për nënën time 84-vjeçare që po qëndron me mua dhe filloi sot me kollën. Ajo do të testohet nesër. Qendroni të sigurt dhe vazhdoni t’i lani ato duar, të gjithë”, shkroi ministrja në Twitter.