Ministri Klosi jep njoftimin: Në plazh vetëm me leje nga Rama 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar në lidhje me situatën që po kalon vendi si pasojë e pandemisë globale.

Ai është ndalur tek dikasteri që drejton dhe është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh, por jo si vitet e kaluara.

Ai shtoi se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania sic po bëhet tani me lejet ditore.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë.

Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet.

Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha ministri.

Ministri Klosi  njoftimin: Ska plazh pa leje nga Rama Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar në lidhje me situatën që po kalon vendi si pasojë e pandemisë globale.