Ministri i jashtëm hungarez: Juncker i paaftë për KE

Ministri Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë Peter Szijjarto tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve hungareze MTI se ,“përgjatë 4 vite e gjysmë, Jean-Claude Juncker ka treguar se është i paaftë të kryesojë Komisionin europian”.
Deklarata e ministrit ishte në fakt një reagim ndaj Ministrisë së Jashtme Rumune që mirëpriti opinionin e Jean-Claude Juncker në lidhje me festimet e 100 vjetorit të unifikimit të Transilvanisë me Rumaninë në 1 dhjetor, por që paralelisht shprehu shqetësime në lidhje me “retorikën e autoriteteve të Budapestit”.
Në lidhje me ccështjen e mësipërme Szijjarto tha: “Juncker duhej të ishte përfaqësues i të gjitëh Europës, por nuk ka qënë i aftë si në lidhje me Brexit, emigrantët apo me rastin e pavarësisë kombëtare të Rumanisë”
“Europa do të jetë e fortë dhe e unifikuar nëse ne do të pranojmë faktin se disa data historike mund të jenë një festë për dikë por mund të jenë edhe dhimbje për një tjetër”, tha ministri i jashtëm hungarez.
“Është e rëndësishme të mos presim nga dikush që kujton me keqardhje një ngjarje të jetë i gëzuar, sepse të tilla pritshmëri janë amorale dhe të padrejta”.