Mini-Shengeni i Ohrit ia fal Serbisë bregdetin shqiptar

Sulejman Mehazi

 

Sipas konkluzava të Mini-Shengenit të tre shteteve ballkanike në Ohër, më së shumti do përfitonte Serbia e Vuçiqit, pasi shumica e shteteve fqinje të BE-së e NATO-s që kanë plazhe e porte detërash, Romania, Bullgaria, Kroacia e Mali i Zi ia kanë kthyer shpinën Serbisë, këtë luks bregdetar Vuçiqit të Serbisë ia mundëson Edi Rama me anë të Mini-Shengenit. Me këtë dreq Mini-Shengen Serbisë do t’i mundësohej të sundonte ushtarakisht, komercialisht e turistikisht detin e Shqipërisë të Edi Ramës.
Se di i gjori Ramë se Sërbisë po ia dha dorën ta këput kokën, po ia dha detin ta merr shtetin.
Nëse Ahmet Zogu ia ka shitur Shen Naumin Serbisë, Edi Ramë këmbëgjati do t’ia shesë tërë bregdetin shqiptar Serbisë. Shqipëria e gjorë dal nga dalë do mbetet e etur, pa pikë uji deti. Në jug, Jonin, do t’ia gllabërojë Greqia, kurse Adriatikun që nga Veriu e gjer në Shqipërinë e Mesme do t’ia kafshojë Serbia e Millosheviqit dhe Vuçiqit. Jo, jo. Për shkak veprimeve shekullore naive e të shëmtuara politike jemi duke e humbur Shqipërinë.