Minarolli kryetar i ri i degës nr.10 të PD, Tiranë

 

 

Sikurse në të gjitha degët e tjera të Partisë Demokratike, në rrethe e Tiranë edhe ne në degën nr.10 të degës së PD, Tiranë u mbajtën zgjedhjet për drejtuesin e ri të Partisë Demokratike.

Kuvendi zgjedhor i Partisë Demokratike, Dega Nr 10 për zgjedhjen e Kryetarit të degës u mbajt pasditen e sotme tek Hotel Internacionali ( Rr “Kavajes” ) ku kandidtatë ishin: Enkelejda Sallaku dhe Ervin Minarolli. Pas zgjedhjeve që u mbajtën për kryetarë të seksioneve dhe grupseksioneve, në degën numër 10 të PD, Tiranë u zhvillua dhe kjo përballje mes intelektualësh, ku ing. Ervin Minarolli, drejtues i Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit fitoi garën me pedagogen Enkelejda Sallaku.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor deputetja e PD dhe e deleguara e kryetarit të PDSH, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, në rrjetin social FB shkruan: -“Sot Dega 10, Tiranë finalizoi procesin e zgjedhjeve në seksione e grupseksione, me organizimin e Kuvendit Zgjedhor, ku kandidati fitues rezultoi z. Ervin Minarolli. Falenderoj të gjithë anëtarët e degës nr.10, votues, kryetarë e sekretarë grupseksionesh e seksionesh, të zgjedhur rishtaz e të gjithë ata me të cilet punova për dy vite me rradhë, që nga momenti që me besuan degën 10. Nje falenderim shumë i veçantë shkon për z. Eduard Kelmendi, i cili për 4 vite e drejtoi me dinjitet këtë degë. Gjithashtu dua të falenderoj dhe bashkëpunëtorët e mi të grupit të punës znj. Enkelejda Sallaku dhe z. Gazment Koduzi për frymën e bashkëpunimit, në grupin e punës për këtë proces zgjedhor. Të gjithë bashkë, për të sjellë sa me afër fitoren e Partisë Demokratike”