“Mimoza llastica luan vetëm”

Nga Fatbardha Kadiu*
“Sistemi duhet ndryshuar”, bërtasin disa. “Duhen hapur listat” thonë disa të tjerë. “Jo nuk duhen hapur se na ikin elitat nga partia” thonë servilët. “Vota e qytetarit duhet të marri vlerën që i takon” tregon një pjesë tjetër. Shumë togfjalësha në këto ditë të mrekullueshme moti ( Faleminderit o Zot) që herë na buçasin në vesh, e herë thjesht na grricin dëgjimin, e herë herë na bëjnë për të qeshur.
Për secilin togfjalësh do të kishte një përgjigje të merituar.
* Sistemi duhet ndryshuar…….. . Po, çdo gjë duhet ndryshuar more zotëri mos fol si kompetent dhe me eksperiencë të madhe politike duke shitur e duke blerë vota, dhe shumë më shumë se vota. Se ti je vet shkaku i gjithë këtij rezultati. Ndaj zbrapsu.
* Duhen hapur listat mendojnë disa të tjerë. Edhe po u hapën prape tek dyert e të fortëve do të përplasen një pjesë e konsiderueshme e kanditatëve, tek të fortët e drogës, tek të fortët e PPP-ve, mos ta harrojmë këtë. Dhe kur dëgjoj si i referohen sistemit të Kosovës, më vjen akoma më shumë për të qeshur. Kur në tryeza u tregoja vite më parë për sistemin e Kosovës, më thonin e pamundur, nuk realizohet dot këtu tek ne. (kjo përgjigje e politikanëve është identike me atë të administratës publike në sportel: nuk bëhet dot ka hyrë në sistem tashmë). Sot po këta thonë sesa mirë e ka Kosova, ja si erdhi ndryshimi i madh në Kosovë thonë madje. Por të dashur në Kosovë ndryshimi nuk erdhi nga sistemi erdhi nga Albini. Erdhi nga stili i tij i lidership-it, erdhi nga qëndrimet e tij konsistente përgjatë viteve. Albini nuk u zbraps kurrë edhe kur të gjithë botën e kishte kundër, edhe kur të gjitha mediat i kishte kundër, ai vazhdoi projektin e tij. Albini nuk nis një fjali dhe e lë përgjysmë. Ai nuk llapaçitet në fjalimet apo bisedat e tij politikisht korrekte dhe azgjë esenciale, përkundrazi ai është i drejtpërdrejtë dhe “crystal clear” në qëndrimet e tij. Albini nuk është hajdut i vendit të tij. Ai nuk është luajal sepse ia kërkon xhepi i tij ai është besnik i idealeve. Ndaj të dashur miq ju lutem kur flisni për ndryshimet në Kosove jini objektiv. Dhe ashtu siç do ta kuptonte rinia e sotme çdo gjë është quontum dhe jo rezultat i eksperimenteve të lëna përgjysëm si kavie.
* Aman se mos na ikin elitat…… thonë disa të tjerë. Pu pu pu, Po kush mendon që është kaq elitë absolute sa pa të parlamenti nuk do funksiononte, ju lutem. Kjo do të thotë i dashur mik që je komplet idiot. Kuadro, intelektual, elitë etj etj etj. Një këshillë miqësore, bëhu në fillim një “zotëri” e pastaj bëhu çtë duash kur të rritesh.
* Vota e qytetarit duhet të marrë vlerë……. thonë disa të tjerë. Dhe vetë qytetari qesh me këtë….
Po përse nuk themi të vërtetën (në fakt kjo është e verteta ime). Mos vallë mendojmë se humbim kredenciale politike?!?!!!!!
Asnjë sistem nuk ka vlerë nëse lideri është hajdut. Asnjë elitë nuk i duhet parlamentit nëse nuk përfaqëson azgjë përveç lëpiries. Asnjë listë e hapur nuk shërben për azgjë nëse listat kanë hajdutë brenda. Asnjë vlerë nuk ka vota për qytetarin kur puna dhe kontributet e qytetarit vidhen.
Qytetarit i duhet vlera e jetës së tij, e punës dhe kontributit të tij. Qytetarit i duhen administrator që ti shërbejë me integritet nëpër zyra. Qytetarit i duhet përgjegjshmëria dhe përgjegjësia direkte mbi veprimet apo mosveprimet e anëtarëve të parlamentit. Qytetarit i duhet një shtet që e mbështet dhe jo që e keqtrajton, një shtet që i jep të drejtën ta ruajë pronën e tij dhe jo t’ia jap zaptuezit.
Kaq i duhet qytetarit, “vetëm kaq”.
*Deputete e PD, Durrës