Miliarder pë 40 vjet, George Soros nuk i jep këtë formulë Shqipërisë por fut hundët në Drejtësi. Pse?!

Nga Agim Popoci
Çdo ditë që kalon shqiptarët po mësojnë bëmat nga më të dëmshmet, që miliarderi George Soros i ka bërë Shqipërisë duke kulmuar me Reformën në Drejtësi;Ndërkohë një shtet i varfër si Shqipëria me burime kaq të pasura natyrore më shumë ka nevojë për këshilla ekonomike nga një njeri që për 40 vjet u bë nga kamarier në miliarder se sa për propagandë komuniste në emër të demorkacisë dhe të drejtave të njeriut! Por Soros nuk ndalet dhe bëhet edhe më i neveritshëm me avokatinë që këto ditë po i bëjnë sejmenët e tij mediatik.
Shumë enigma
Çfarëdo që gjuajnë në letër dhe jo vetëm, këta sejmenë mediatik shqiptarët duhet të dinë se kush është ky njeri me emrin aktual George Soros dhe pastaj vetë le të gjykojnë nëse duhet ti besojmë këtij njeriu!
Është akuzuar nga konservatorët për shkak të bashkëpunimit të madhe m politikanë liberal në SHBA, Hungari dhe Rusi, por në Shqipëri ai është i lidhur ngushtë vetëm me komunistët, duke avancuar këtë bashkëpunim me ata ekstrem që detyrimisht duhet të jenë pinjoll të diktaturës komuniste shqiptare.
Nën vellon e komploteve shumë nga akuzat kanë zënë vend, siç ishte ajo se George Soros ishte bashkëpunëtor i nazizmit, ka dashur ta mbush Budapestin me refugjatë, të filloj luftën civile në SHBA dhe së fundi minimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri përmes Reformës së përçudnuar të Drejtësië. Dhe, derisa shumë pikëpyetje kanë shoqëruar këto çështje, faktet se kush është miliarder 88 vjeçar, i cili publikisht dihet se ka ndërtuar mbretërinë e tij përmes asaj që dikur ishte më i madhi hedge fond, Quantum, sqarojnë shumë gjëra.
Soros ka lindur me emrin Dzjchdzhe Shorash në një familje çifute në Budapest më 12 gusht të vitit 1930. Më vonë mbiemrin e kanë ndryshuar në Soros.
Soros me familjen e tij kanë ngelur në Budapest gjatë pushtimit nazist 1994 deri në vitin 1945 shkruan “Business Insider”.
“Në vend se të pajtohemi me fatin tonë, jemi përballur me këtë të keqe, fuqi kjo e cila ishte shumë më e fuqishme se ne. Jo vetëm që mbijetuam por arritëm të ndihmojmë edhe të tjerët,” thotë Soros, por ky qëndrim në Budapestin nazist bëhet i dyshimtë kur ai me familjen e tij, e braktisin Hungarinë në vitin 1947 dhe ikin në Londër kur ushtria sovjetike erdhi në vend.
Në Londër, shkruan e përditshmja kroate “Expres”, ka punuar si kamerier në një pub nate dhe hamall në ngarkim-shkarkim në stacionin hekurudhor. U regjistrua në London School of Economics të cilin e përfundoi në vitin 1954.
Dy vite më pas u zhvendos në New York, u punësua në bursë duke punuar për F. M. Mayer.
Fondin Quantum e themeloi në vitin 1973 dhe më vonë u bë hedge fond më i madhi në botë. Shumë shpejtë bëhet dhe miliarder, me pasurinë prej 8.3 miliardë dollar.
“Suksesi im në tregun financiar më dha një shkallë të madhe të pavarësisë, shumë më më të madhe se tek njerëzit e tjerë,” tha Soros.
Më 2011 zyrtarisht kaloi në pension dhe kontrollin e dorëzoi në duart e djemve. I ktheu një miliard investitorëve dhe themeloi zyrën familjare në mënyrë që të drejtoi pasurinë familjare dhe të ardhurat nga fondacioni.
Tri herë është martuar, për herë të parë është martuar me Annaliese Witschak nga viti 1960 deri në vitin 1983, më pas me historianen Susan Ëeber nga viti 1983 deri në vitin 2005. Me bashkëshorten aktuale Tamiko Bolton, është celebruar në vitin 2013 dhe ka pesë fëmijë.
Familja ka disa shtëpi duke përfshirë atë në Southampton ku dhe u zhvillua ceremonia e ditëlindjes së tij të 80-të në vitin 2010. Kishte dhe një apartament në Manhattan, derisa ishte i martuar me historianen Susan Weber. Është pronar i shtëpisë me dy apartamente në Manhattan, Aveny 5 me pamje nga Central Park. Gjithashtu është pronar edhe kompleksit të banesave në Katonah, New York.
Ishte pjesë e fushatës me bomba që iu dërguan kandidates për presidente Hillary Clinton, Ish-Presidentit Barack Obama, Ish-kryeprokurorit Eric Holder, kongresmenes Maxine Waters dhe James Clapper. Në shtëpinë e tij bomba u dërgua më Tetor të vitit 2018, bombë e cila jo vetën në rastin e Sorosit por në të gjitha rastet përfunduan duke u asgjësuar me shpërthim të kontrolluar në zona të sigurta.
Për veten e vetë thotë se është çifut agnostik ndërkohë abuzon edhe me fenë pëveç se me financat duke i quajtur sulem antisemite.
“Stop Soros”
Është akuzuar nga qeveria e djathtë hungareze se po punon në dërgimin e emigrantëve në Hungari, por meqë këta emigrantë kryesisht ishin nga Siria mediat në shërbim ti tij u kujdesën të transmetojnë politikën e Viktor Orbanit kundër emigrantëve myslimanë.
Por kryeministri Viktor Orban ishte i qartë, ai madje u angazhua për ligjin “Stop Soros” i cili kishte të bënte pikërisht me politikën kriminale antihuangreze të Sorosit ndonëse propagandohej në emër të shoqërisë së hapur ose siç thuhet edhe sot, “botës pa kufij”.
Në SHBA përveç se u angazhua kundër Presidentit Trump, u akuzua se bëri përpjekje për që të nxis luftën civile madje financoi edhe dhunën nën protestat Unite the Right, në Charlottesvilleu, Virginia në vitin 2017.
Akuzat si bashkëpunëtor i nazizmit gjatë Holokaustit janë të shumta. Së fundi aktorja Roseanne Barr këtë akuzë e risjelli përmes rrjetit social Twitter në vitin 2018, pas të cilave akuza iu anulua seria në ABC. Soros u bë sikur iu përgjigj akuzave duke theksuar se i pengojnë shumë dhe i quajti “sajesa”.
“Sa më i madh që është rreziku, kërcënimi është më i madh, dhe e shoh më shumë të arsyeshme që të përballem,” tha ai në mënyrë abuzive sepse nuk sqaroi pse Roseanne Barr u largua nga ABC.
Lëvizjet në bursa
E kanë quajtur edhe “njeriu që rrëzoi bankën kombëtare britanike”, pasi fitoi 1 miliard dollar duke vënë bast kundër paundit britanik i cili po binte pa kontroll në vitin 1992, në ngjarjen e njohur në historinë e Britanisë së Madhe si “e mërkura e zezë”.
“Jam i ndërgjegjshëm se janë kundër idesë për të cilën angazhohem,” tha ai duke folur për kundërshtarët, që siç tha i japin forcë dhe “karburant” që luftoj për atë që beson.
Po çfarë beson ky njeri?! Nga Budapesti në New York nga Berlini në Tiranë.
Miliarderi thotë se harxhon shumë para për atë që beson, duke përfshirë këtu edhe politikën. Të paktën 25 milionë dollar i ka dhënë në mobilizimin e votuesve për të ndihmuar Hillary Clinton dhe demokratët e tjerë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. Humbja e befasoi.
“Më duket thuajse kam jetuar në balonin tim,” tha Soros ndërsa humbjen e arsyetoi në këtë mënyrë:
“Humbi sepse ishte sikur mësuese, dhe njerëzve u foli nga lartë, në vend se ti dëgjoj.”
Por pa sukses ai ka mbështetur disa kandidatë gjatë zgjedhjeve në gjysmën e mandatit të presidentit amerikan në vitin 2018 përkundër 17 milionë dollarëve që dha.
Presidentin Trump e quajti “nazist” i cili mendon se e gjithë fuqia është në duart e tij. Thotë se ishin miq me dekada të tëra, para se të bëhej president. Kohën e kalonin në shtëpinë e mikut të përbashkët.
“Nuk e kam ditur se ka ambicie politike, por nuk më pëlqen mënyra e tij se sillet në punë,” tha ai edhe pse tashmë flet për Presidentin më të suksesshëm në historinë amerikane me nivelin më të ulët të papunësisë. Por Sorosit nuk i del dot e keqja me Donald Trump dhe as sot nuk tregon se kë do të mbështesë në zgjedhjet e vitit 2020, vetëm se tha që me siguri nuk do të jetë senatorja e New Yorkut, Kirsten Gillibrand për të cilën është folur se ka mbështetjen e Sorosit.
Liberali që financon komunistët
Por ndonëse promovon liberalizmin ai nuk ishte gjithmonë liberal. Pse ai e di vet por ai ka mbështetur edhe kandidatë republikan deri në sulmin mbi Irakun në vitin 2003.
Është themelues i Fondacionit Shoqëri e Hapur “Open Society Foundations” dhe zyrtarisht thuhet se ndihmon organizatat joqeveritare që angazhohen për arsim, të drejta të njeriut dhe shumë projekte. Por bazuar në përvojën e Shqipërisë, ky fondacion nuk është as shoqëri as e hapur. Është një fondacion që financon disa banda kriminale komuniste që në emër të projekteve financojnë militantët dhe lëvizjet politike të Edi Ramës duke krijuar një “sekt të mbyllur komunist” që bazuar në karakterin e tij të njohur, se nuk i jep lekët aq lehtë, e përgënjeshtron edhe argumentin se ku mund ta dijë ai se çfarë bëhet me ato para. Madje në rastin e Shqipërisë e din, bile shumë mirë.
Janë përfolur shumë emra që i kanë shërbyer sikur janë të djathtë. Por, jo, nuk ka funksionuar kështu. Ata i shërbyen Sorosit dhe u katapultuan si të djathtë por jo e kundërta. Nuk ka asnjë rast, ama as edhe një rast që ka një të përndjekur antikomunist që është joshur nga paratë e tij të pista ose shoqërinë e tij të hapur ndonëse mundohet ti shes projektet e tij në emër të të drejtave të njeriut.
Për filantropi filloi të interesohet nga viti 1979 kur themeloi bursën për afromaerikanët gjatë apartheidit.
Sipas web faqes së tij persona ka financuar më shumë se 32 miliardë dollar, siç thuhet, para të tij, për këtë fondacion të cilin e pagëzoi sipas librit të Karl Popper, Open Society and Its Enemies. Popper shkruan se si shoqëritë kanë sukses vetëm kur janë demokratike dhe mbrojnë të drejtat e njeriut.
Soros në vendlindjen e tij Hungari është sulmuar ashpër dhe paralajmëroi transferimin e zyrës nga Budapesti në Berlin. Unversitetin e Evropës së Mesme, të cilin e themeloi Soros, mendoi ta transferoi nga Budapesti në Vjenë, pikërisht për këto tensione që u krijuan.
“E kam të vështirë të flas sepse gjithçka mund të nxjerret nga konteksti dhe të shfrytëzohet kundër meje,” tha Soros.
Nga Rusia Fondacioni i tij u përjashtua në vitin 2017 nga Presidenti rus Vladimir Putin. Atje nisi disa programe, njëri prej të cilëve edhe ai kundër keqtrajtimit.
“Përzihet në fakt në gjithë botën. Por është State Department ai i cili do tu sqaroj se këtu nuk ka lidhje me implikimin por ai merret me punët e tij personale,” ishte i prerë Putin.
Por që të mos nxirret asgjë nga konteksti, as me nazizmin e tij në Hungari, as me luftën e tij kundër Trumpit dhe as këtë më banalen kundër Putinit, rasti i Shqipërisë tregon se Popper mund të thotë gjithë ditën se shoqëritë kanë sukses vetëm kur janë demokratike dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, por George Soros nuk e ka mendjen te shoqëritë demokratike ose të drejtat e njeriut.
Asnjëri nga bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, nuk e kishte dhe nuk ka mendjen të kontribuoj për krijimin e shoqërisë demokratike. Jo se nuk mundet, por klima diktatoriale e familjes ku janë rritur di ta bëjë veten të pasur, edhe të shkolluar po themi, por demokrat dhe i shqetësuar për të drejtat e njeriut, nuk mund të jetë kurrë.
Impianti komunist i Enver Hoxhës prodhoi vetëm monstra dhe ato që lindën gjatë këtij eksperimenti komunist janë klone shumë më të rrezikshme se vetë shpikësi. Këtë për fat të keq e di edhe Soros dhe vazhdon e investon tek monstra që nga spostimi i Ramiza Alisë kur dhe i hapi rrugën “Njeriut të ri komunist”, që me një dorë të Sorosit, përçudnoi gjithë shoqërinë shqiptare duke e sofistikuar në një shoqëri të mbyllur komuniste.
Reforma në Drejtësi është shembulli tipik që lë të zbuluar miliarderin George Soros. Nëse është biznesmen i suksesshëm pse nuk i dha këtij vendi leksione mbi ekonominë dhe biznesin por i fut hundët në Drejtësi.
Asnjëri nga projektet-individët e tij nuk rezultoi i suksesshëm, dhe nëse Edi Rama me kulmin e tij politik Kryeministër quhet sukses, atëherë George Soros duhet të heq dorë edhe nga miliardat që fitoi.
Një shoqëri nuk mund të jetë demokratike dhe të mbrojë të drejtat e njeriut nëse i mohohet prona. Prona, kjo “A” e demokracisë dhe të drejtave të njeriut u mohua edhe në Shqipërinë e kontrolluar nga George Soros dhe përrallat e tij me demokracitë dhe shoqëritë bien që këtu. Dhe, këtu shihet synimi parësor i kësaj reforme dhe nisi me Gjykatën Kushtetuese!
Rreziku që po vinte me kolapsin ekonomik nga Gjykata e Strasburgut pikërisht për gjyqet që çdo ditë po i humbiste Qeveria e Edi Ramës u kurua në majën e këtij sistemi. Reforma në Drejtësi mund të fillonte për shumë arsye, por arsye më madhore se Gjykata e Apelit nuk kishte. Kjo ishte Gjykata më e pistë në analet botërore të drejtësisë jo në Shqipëri, por Edi Rama ose thuaje Soros pak rëndësi ka, goditi Gjykatën Kushtetuese.
Retorika si “Gjykata e Saliut” ishte një mashtrim ordiner i Edi Ramës sepse në këtë Gjykatë, Rama kishte fituar të gjitha çështjet e rëndësishme, dhe kjo nuk ishte një gjykatë që i sillte lekë gjyqtarëve dhe prokurorëve që për klientë kishin drogaxhi dhe vrasës. Ama ishte trau i sigurtë që nuk lejonte kalimin e dosjeve për pronat e mohuara ose plaçkitura nga komunistët në Gjykatën e Strasburgut; Gjykatë e cila dihet që nuk procedon çështjet që nuk kanë konsumuar të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Dhe jo vetëm kaq! Pa Gjykatë Kushtetuese nuk pësuan vetëm pronarët që komunistët iu morën pronat në vitin 1945. Reforma në Drejtësi e Edi Ramës e financuar nga George Soros mundëson edhe zbatimin e kësaj Reforme pa pengesa. Këtë do ta dëshmoj edhe dita kur do të krijohet Gjykata Kushtetuese.
Vettingu kriminal i gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të lemeris përkohësisht Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strasburg, shtetit shqiptarë do ti kushtojë sa qimet e kokës shkarkimet e paligjshme, e shqiptarët për të kuptuar se si nuk bëhet Reforma në Drejtësi, duke kujtuar Edi Ramën dhe Geroge Sorosin mund të marrin ta lexojnë librin e Karl Popperit, “Open Society and Its Enemies”; Librin, sepse nuk kanë se çfarë i bëjnë George Sorosit i cili me sejmenin e tij Edi Rama do të ikin në drejtim të paditur pa i dhënë formulën këtij populli të varfër se si mund të bëhen të pasur për 40 vjet!
Në fund, meqë kanë kaluar më shumë se 100 vjet dhe për 40 vjet nuk bëhen dot, shqiptarë tashmë e kanë të qartë se rruga e vetme që ky shtet të bëhet, është pa njerëz si George Soros nëpër këmbë! Ndryshe, do ti shtojnë miliardat një Sorosi të radhës, që padyshim do të ketë sejmenë po aq sa ky i shqetësuari për shte demokratik dhe të drejtat e njeriut të shqiptarëve.