“Miku” amerikan i Bashës drejt pafajësisë .Trump publikon provat e pafajësisë së Gjeneralit Flynn

Nga Ermal Ngjelina

Gjenerali Michael Flynn ndodhet shumë pranë fitores së pafajësisë. Gjenerali Michael Flynn është ish këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump që u largua në 2017 nga ky pozicion pas akuzave të lidhura me “Dosja Ruse”.
Kur mediat shqiptare përpiqeshin të bindnin publikun shqiptar se edhe Lulzim Basha është pjesë e “Dosjes Ruse”, një prej fakteve që ata hodhën në opinionin publik, ishte lidhja e Lulzim Bashës me gjeneralin Flynn.
Mediat shqiptare në atë kohë thanë se Lulzim Basha, kreu i opozitës, ka mik të ngushtë që nga periudha kur ishte student një qytetar turk, të cilit i shkoi edhe në dasmë. Në realitet ky qytetar turk është një prej personave që përmenden si ndërmjetës midis gjeneralit Flynn dhe presidentit të Turqisë Erdogan.
Michael Flynn është një gjeneral i inteligjencës ushtarake.
Pafajësia, që pritet të zyrtarizohet për gjeneralin, ka shumë efekte politike. Pasoja kryesore e saj nuk është vërtetimi i faktit që dosja ruse është e stisur, por fakti që organizatorët e kësaj dosje rrezikojnë të shkojnë në burg.
Ka akuza të hapura se organizatorë të kësaj dosje janë ish presidenti Barack Obama dhe ish kandidatja për president Hillary Clinton. Nëse akuzat vërtetohen për organizatorët e dosjes ruse, ata rrezikojnë më shumë se burgun.
Në lidhje me këtë çështje në 17 maj të vitit të kaluar Trump ka shkruar në twitter: “fushata ime presidenciale u spiunua. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në politikën amerikane. Një sdituatë vërtetë e keqe. Tradhëtia do të thotë burgime të gjata dhe kjo ishte tradhti!”.
Sot për mediat e majta në Amerike dita ka nisur me tension të lartë.
Presidenti Trump ka shkruar në twitter se “ajo cka ndodhi me gjeneralin Flynn, një hero lufte, nuk duhet të lejohet kurrë të ndodhë me ndonjë qytetar amerikan”.
Trump në këtë rast flet për një shënim të ish drejtorit të kundërzbulimit Bill Priestap në të cilin thuhet: “cili është qëllimi jonë?. Pranimi it ë vërtetës ose ta bëjmë atë (gjeneralin Flynn) që të gënjejë në mënyrë që ta përndjekim ose ta largojmë nga puna”. Shënimi që është bërë publik në SHBA është provë e pafajësisë së Flynn,
Ndërkohë ministria e drejtësisë në Amerike DOJ po zhvillon hetime për të gjetur se kush e prodhoi dosjen Ruse dhe me shumë gjasa do të ketë përndjekje ligjore.