Midis virusit kinez dhe sistemit kinez !

Nga Nebil Çika

Fakti që kryeministrit Rama ka vendosur që Shqipëria të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës është një akt ndërkombëtar juridik i vendosjes se diktaturës ne Shqipëri
Në deklaratën e Këshillit të Evropës për këtë çështjet thuhet se kufizimet tanimë prekin lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor, kufizimin e së drejtës së pronës, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes ,manifestimit dhe grumbullimit, etj. Ky vendim i qeverise shqiptare sipas Këshillit të Evropës, e heq Shqipërinë nga detyrimet e përcaktuara nga konventë dhe në disa pika të Protokolleve shtesë. Pra me këtë tërheqje Rama i ka hequr qetarëve shqiptarë të vetmet mundësi për drejtësi ,atë të ankimit për shkeljet dhe liritë e te drejtave themelore të njeriut atë juridike ne Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut ( Gjykata e Strasburgut ) dhe atë politike te protestave si forma demokratike te kundërshtimit te dhunimit te lirisë.
Shqiptaret kane vite qe kanë pasur vetëm këto dy mundësi për te kërkuar drejtësi ,pasi sistemi shqiptar i drejtësisë dhe ai politik ka vite qe nuk funksionojnë . Pushteti gjyqësor që nga fillimi i procesit te vetingut qe nuk funksionon dhe vendi është pa Gjykatën te Lartë e atë Kushtetuese , por edhe këto mundësi tani pas tërheqjes nga Konventa për mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut , nuk ekzistojnë me . Sistemi politik është eliminuar me pamundësinë e zgjedhjeve te lira e te ndershme qe ka çuar në braktisjen e parlamentit ,djegien e mandateve nga opozita dhe zgjedhjeve një partiake te pushtetit lokal , pra një sistem politik një partiak shume te ngjashëm me sistemin kinez, ekonomia është kapitaliste dhe pushteti politika komuniste dhe partia ne pushtet kontrollon gjithçka . Sipas njoftimeve vetëm shqipërim dhe dy ish republika te Bashkimit Sovjetik kane janë tërhequr nga Konventa gjë qe e rreshton Shqipërinë ne ish lindjen ideologjike komuniste ku ishte për 45 vjet gjatë luftës se ftohte.
Ajo qe bën me shume përshtypje , pas këtij akti te Rames, është mungesa e reagimit te duhur publik dhe politik ndaj tij . Media , kryesisht e kontrolluar nga qeveria e kaluan si një lajm rutinë ,përveç disa portaleve te pavarura qe u munduan te jepnin alarmin por pa mundur te injektojnë ne publik përmasat reale te rrezikut . Reagimi i opozitës ndaj këtij atentati kundër të drejtave themelore te njeriut është i dobët ndërkohë qe ajo kërcënohet vet seriozisht nga ky akt . Drejtuesit e saje e shmangin përgjigjen direket për mungesën e reagimit te duhur nga ana e tyre dhe si arsye edhe ata ashtu si Rama , përdorin pandeminë dhe situatën politike e juridike te krijuar nga Gjendja e Jashtëzakonshme e imponuar prej tij . “Jeta është me e rëndësishmen se gjithçka “– përsërit vazhdimisht z. Basha qe vazhdon te pretendoje se nuk do te beje opozite politike ne këto momente te vështira sanitare . Sigurisht qe ne koncept ka te drejte ,por rreziku për jetën është një lloj i keq si kur vjen nga virusi kinez edhe kur vjen nga modeli kinez i qeverisjes ,diktatura. Dhe me masat e ashpra e te jashtëligjshme ,tërheqjen nga konventa e lirive dhe të drejtave themelore te njeriut , dhe zgjatjen deri ne 23 qershor te Gjendjes se Jashtëzakonshme, Rama po shkon drejt një qeverisje te modelit kinez, një sitëm që ne shqiptaret e njohim mire .
Kam vetëm një pyetje: Kush ka shkaktuar me shume viktima ne bote e ne Shqipëri viruset apo diktuarat ? Sigurisht këto te fundit . Vetëm diktuarat komuniste kane shkaktuar me shume se 100 milionë viktima ndërkohë ajo shqiptare mbi 10 mije te tilla. Vetëm ne kampin komunist te shfarosjes ne Tepelene për me pak se një diktatura vrau me shume se 400 fëmije qe i rrethoi me tela me gjemba e ushtarë e vdisnin nga torturat uria e sëmundjet , me vetëdije te plotë. Dhe ne te gjithë e dimë qe po u kthye parape , siç po tenton te beje Rama te njëjtat dëme do te bëjë. Nuk besoj se opozita apo njerëz ne krye te saje nuk e dine ketë , prandaj reagimi i tyre i vaket ndaj këtij akti te rendë është i dyshimtë. Qytetaret mund te reagojnë edhe vete – thotë Basha , sigurisht po ne se është kështu perse duhet opozita pastaj ?!
Ne pandemi e ne masa shtrënguese , ndoshta jo sa tonat ndodhen shumica e vendeve ne bote . Por ne ndryshim me Shqipërinë ne vendet demokratikë ka një pjese te madhe te popullsisë elitave politike e shoqëruare etje qe kundërshtojnë shkeljen e te drejtave te njeriut nga qeveritë. Madje ne disa prej tyre si ne SHBA ka edhe protesta, madje me njerëz të armatosur, qe nuk pranojnë kufizimin e te drejtave dhe lirive . Vetëm Shqipëria hesht , jo se nuk ka njerëz qe nuk janë dakord me masat e qeverisë por për shkak se nuk ka një reagim te organizuar siç mund te ishte një reagim popullor i thirrur e drejtuar nga opozita . Ne këto kishte lind nevoja e një reagimi te koordinuar qytetar ku iniciatorë te reagimit te rezistencës popullore mund dhe duhet të bëhen individë te spikatur te shoqërisë qe nuk janë dakord me neodikataturën Rama . Vonesa në reagim ndaj të keqes, siç ka ndodhur historikisht , mund të përfundoje serish me katastrofa e fatkeqësi te mëdha ,si ajo qe ndodhi ne periudhën 1944-1990 . Është koha te zgjedhim midis kërcënimit nga virusi kinez apo nga sistemi kinez . Koha nuk pret !