Mid’hat Bej Frashri varroset me nderime në atdhe – Rama : Personalitet i pa të dytë në histori .Berisha : Promotor i pareshtur i luftës për liri .Basha: Burrë i madh , qeveria bëri detyrën

 

TIRANE – Kanë mbërritur në Shqipëri, që nga SHBA eshtrat e filozofit , shkrimtarit , politikanit dhe patriotit te madh, Mid’hat Frashëri. Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure. Homazhet janë zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij u varrosën pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai ishte nip i Frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mid’hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar. Arkëmorti i Midhat Frashërit është mbuluar nga flamuri kuqezi.
Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore. Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1949 në Nju Jork të SHBA-ve.
Në ceremoninë e homazheve që janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave në nderim të figurës së Frashërit, kanë marrë pjesë personalitete të shquara të jetës politike dhe publike në vend. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk munguan në këtë ceremoni dhe thanë se Mid’hat Frashëri, ishte një burrë i rrallë dhe një promotor i luftës për liri. Ndërsa në ceremoninë që u zhvillua tek hyrja e Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama ka thënë se figura e Frashërit është një hije plot dije për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kush ishte Mid’hat Frashëri:

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.

Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”.
Ne vitin 1939 krijoi e drejtoi organizatën Nacionliste Balli Kombëtar . Pas luftes civilel i përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër dhe SHBA , ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë.

Në homazhe Basha e Berisha: Promotor i pareshtur i luftës për liri , qeveria bëri detyrën
Në homazhet që janë zhvilluar sot në nderim të Mid’hat Frashërit, ne Akademine e Shakencave ne Tirane, pak orë pasi arkëmorti me eshtrat e tij u kthye në Shqipëri, kanë marrë pjesë personalitete dhe politikanë të njohur të vendit. Artdashës, qytetarë, e historianë kanë përshëndetur këtë vendim.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë hyrë njëri-pas tjetrit në këtë ceremoni.

Berisha ka thënë se Frashëri ishte një promotor i luftës për liri, ndërsa Basha tha se qeveria bëri detyrën me vendimin për të sjellë në Shqipëri eshtrat e Mit’hat Frashëri në atdhe.

Sali Berisha: Mid’hat Frashëri, promotor i pareshtur i luftës për liri. Mit’hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shplajjes së pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të ismail Qemalit, një studiu dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i Ballit Kombëtar.

Pas lufte, i përzgjedhur nga angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çlriruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitelirt shqiptar Enver Hoxhës, vasakl të Jozif Broz Titos. Atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në nju jork duke ëprdorur falangat e tij terroriste.

Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Mid’hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën.’

Lulzim Basha: Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të rrallë vijnë në Shqipëri. Ky burrë i jashtëzakonshëm është shembull që duhet të ndiqet nga shumë të tjerë. Dhanë për mëmëdheun gjithçka, duhet t’u jepet vendi që u takon.

Qeveria s’ka bërë asgjë më shumë sesa detyrimin për të nderuar këtë patriot të madh.

Rama : Mid’hat Frashëri është një personalitet i pa të dytë në historinë e elitave shqiptare, që i dha vendit gjithçka kishte dhe gjithçka mundi.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë shtetërore të përmortshme të kthimit të atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe kulturës kombëtare, Mid’hat Abdyl Frashëri.
Duke bërë një zbërthim të figurës së Mid’hat Frashërit në të gjitha dimensionet e tij, Kryeministri Edi Rama vlerëson publicistin por dhe njeriun politik, si dhe kontributin e tij në Kongresin e Manastirit, për një alfabet të njehsuar.
Rama vlerëson figurën e Lumo Skëndos në tempullin e letrave dhe të Mid’hat Frashërit për staturën e shtetarit.
Ndërsa e sjell Mid’hat Frashërin me gjithë potencialin e formimit të tij intelektual, Kryeministri nuk mund të lërë pa përmendur mbrujtjen e këtij personaliteti me atdhedashuri dhe patriotizëm që në fëmijërinë e hershme.
“I prirur qysh në krye të herës të vetëvritet politikisht ai nuk i negocion bindjet e tij”, shprehet Rama, ndërsa e cilëson “mishërim të shërbëtorit ndaj atdheut”.
Të lë pa frymë, vijon Kryeministri, “pozicionimi i tij në mbrojtje të popullsisë së çamërisë. “Raportet e tij nuk e shfaqin vetëm si mbrojtës të elementit shqiptar të keqtrajtuar jashtë kufijve, por edhe si një flamurmbajtës pa dallim etnie dhe feje”, thotë Rama.
Sipas Kryeministrit, Mid’hat Frashëri meriton mirënjohjen tonë sepse është bartës i ndershmërisë intelektuale në pohimin e të vërtetave të veta, pavarësisht çmimit që ato kanë.
Kush gabimisht e sheh këtë arkëmort si provokim ndaj një historie që e shkruajtën fitimtarët, Kryeministri u sjell në kujtesë shprehjen e Mid’hat Frashërit: “…nuk mund të kemi në mesin tonë njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit”.
“Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe dënuar në mungesë nga gjyqi i pafundëm raskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit. Mjaft kemi trilluar dhe shpifur pa arsyetuar dhe gjykuar në ndershmëri dhe ndërgjegje. Mjaft me shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ato që nuk kanë thënë dhe menduar kurrë, dhe duke i lëshuar si flakadanë të përçarjes”, tha Rama, ndërsa shtoi se “kthimi i eshtrave të tij në atdhe nuk i merr askujt pjesën e vetë të historisë”.
Mid’hat Frashëri, vlerëson Rama, ishte dhe mbetet sot e gjithë ditën një shembull i gjallë. “Koha pastroftë më tutje baltën që më së pari filluam t’ja pastrojmë sot”, përfundoi Rama.
Plasari: Kulti i idealizmit shqiptar, bëri historinë e kombit
Me rastin e riatdhesimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri, studiuesi kritik dhe profesori i letërsisë, Aurel Plasari foli në ceremoninë e mbajtur për nder të tij duke e vlerësuar maksimalisht figurën dhe kontributin e dhënë prej tij.

Në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë së ditës së sotme, të varrëzimit të eshtrave të tij, në Liqenin Artificial, studiuesi Plasari u shpreh se Mid’hat Frashëri do mbetet i patjetërsueshëm në misionin e tij, për dijen dhe kulturën që ofroi duke flijuar veten për të mirën e kombit të vet.

Ishte vetëflijues vullnetar me vetëdije të plotë, për ruajtjen e vlerave të kombit. Flijimi i vetes vetes për idealet e kombit, Mid’hat Frashëri ishte nga ata aktorë veprues që bënë historinë e Kombit. Një personalitet si Mid’hat Frashëri, i cili ndonëse aristokrat nuk lakmoi kurrë kamje, në jetën e tij, për të cilën ka folur në veprën e tij edhe Vedat Kokona. Kryevepra që i dhuroi kombit ishte personaliteti i tij. Ai ishte kulti i kombit. Gjenitë si ai, të mëdhenj janë sipërmarrës provash për të cilët historia ka treguar që ka patur edhe dështime po edhe suksese të shënuara. Shpesh të ashtuquajturat gabime apo dështime të tij, kanë ardhur si pasojë e rrethanave.

Saktësimi që duhet bërë për figurën e Lumo Skëndos. Për Lumo Skëndon, një baraspeshë mes politikës dhe letërsisë asnjëherë nuk ka ekzistuar. Për të, shkrimtaria dhe politika nuk kanë qenë entitete të barabarta, këtë e ka sqaruar vetë këtë , më fjalët e tij kur ka thënë, saktësoj: “Zgjimi dhe përparimimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarëve”, fjalë që meritojnë të gdhenden si këshilla”.

Ai ishte promovues i kultit i kombit. Promovim i këtij kulti lexohet si mision i cili ia ka përshkruar tej e tej krijimtarinë e tij . Zgjoi në shpirtin e njerëzve me rrënjë të thella ndjenjën e shqiptarizmës, ka ditur të ekzaltojë çdo gjë në lidhje me shqiptarësinë. Qe evropian mes europianëve, por jo se jetoi në Shqipëri por sepse diti të ishte një model jetese, për të tjerët çka dëshmon për një intelektualizëm të lartë të tij.