Meta në Tepelenë certifikoi zyrtarisht “Aushvicin” komunist shqiptar

Nga Nebil Çika

Ka nis një debat midis nesh ne rrjete sociale për praninë e Ilir Metës dhe dekorimit prej tij te disa prej te mbijetuarve te kampit komunist te shfarosjes ne Tepelene ne date 23 gusht 2018 . Një pjese e njerëzve “tanë ” po reagojnë negativisht dhe jam i prire te besoj se e kane ketë nga mungesa e informacionit . Për te shmangur keqkuptimet e njerëzve tanë te përndjekurve politike antikomuniste dua te sqaroj se :

Për ne grumbullimi ceremonia ne kampin e Tepelenës është mort,gjame,vaki ,kesodh etje pasi përkujtojmë vdekjen dhe vuajtjet mbinjerëzore te njerëzve tanë atje .
Sipas zakonit tone ne nuk i ftojmë njerëzit ne mort , kush do vjen vet dhe sigurisht respektohet . Ilir Meta nuk ishte i ftuar nga ne , ne fakt nga askush. Ai është Presidenti i Republikës sigurisht jo i zgjedhur nga ne , por ai shkon vete ku të doje si edhe ne rastin konkret .

Meta mund te jetë me bindje komuniste apo të majta por ai nuk është persekutor i drejtpërdrejte i joni e sa një pinjoll gjenetik persekutori , gje qe do na jepte ne te drejtën te braktisnim ceremoninë apo te mos e lejonin te vinte atje . Fakti qe ai ka bindje te majta dhe nderon paraardhësit e tij politike përben për ne një problem ideologjik . Por ne qe kemi vuajtur deri ne shfarosje për shkak te bindjeve tona politike apo te te parëve tanë nuk mund te pretendojmë tu bëjmë te njëjtën gje kundërshtareve politike . Pikërisht per te mos ndodhur me kjo u sakrifikim e vuajtëm aq shume ne.

Qëllimi jone është te bindim shumicën e shoqërisë shqiptare , politikes , administratës etje te pranojnë krimet e komunizmit ,te distancohen e ti denjojnë ato . Dhe pikërisht ketë beri Meta kur edhi tek ne Tepelenë , pasi kishte me parë ne Spaç, dhe dekoroi te mbijetuarit e krimeve te komunizmit qe do te thotë me dekret presidencial i dënoi ato. Ne nuk do te mund te dënojmë e te distancohemi nga e kaluara kriminale komuniste ne se edhe e majta , me apo pa dëshire, nuk do ta dënojë atë .

Me vjen keq ta them por te njëjtën logjike kane përdoruar edhe komunistet ne rastin e Tepelenës ku si te tërbuar i bënin presion deri ne momentin e fundit , Ilir Metës dhe te majtëve te tjerë qe mos merrnin pjese ne ceremoni për te mos identifikuar e pranuar qe atje kishte nje kamp shfarosjeje . Me praninë dhe dekorimin e te mbijetuarve Meta , Kumbaro , Peçi etje zyrtare te majte thyen tabunë duke pranuar zyrtarisht politikisht dhe juridikisht ekzistencën e holokaustit komunist dhe Aushvicit shqiptar . Pikërisht ketë e donim ne dhe e kundërshtonin me aq force komunistet autore te krimeve .

Dhe se fundi, prania e zyrtarëve te majtë në një ceremoni te tille është mundësia jone për tua thënë ne sy ne prani te publikut e mediave te vërtetën. Një nga problemet qe ngrenë “të indinjuarit” nga prania e Metës ne Tepelene është fakti se ai nderon veteranët dhe komunistet . Por ja ç’fare i thashë un ne sy ,balle për balle ne prani te qindra personave te mbijetuar ambasadoreve perëndimore ,kamerave te mediave , jo në fb siç bëjmë zakonisht

“……Z, President është këtu edhe për te dekoruar disa te mbijetuar te Kampit te Tepelenës dhe shume mire po bën . Por ka ndodhur ne te shkuarën ,shpresoj te mos ndodh me , qe institucionet shtetërore Presidenti ,qeveria etje sa here qe dekorojnë njerëzit tanë ,viktimat e krimeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve . Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kriminale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më”….

Te nderuar miq e bëra këtë sqarim për atë qe ndodhi ne Tepelene për te mos rene pre e keqinformimit dhe manipulimit nga personave ose te pa informuar ose keqdashës .

P.s .Një nga hallet e mëdha që kemi sot ne të përndjekurit politike antikomunistë qe në lufte për bukën e gojës kemi qëndruar këtu e po përballemi çdo dite me komunizmin , është mosdhënia bllokimi i dëmshpërblimeve te të burgosurve politike: Sipas logjikes se këtyre ” kritizerëve ” kryesisht emigrantë ,që ndryshe nga ne kane zgjedhur se pari te zgjidhin problemet e tyre ekonomike  e socile , duhet që te mos i kërkojmë e marrim këto para , për faktin se ato ka detyrimin të na i jap qeveria komuniste e Edi Ramës ….